Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shpjegimi i këshilltarëve demokratë: Pse buxheti i bashkisë është i paligjshëm, korruptiv dhe rrit koston e jetës së qytetarëve.
Këshilltarët bashkiakë të Tiranës, shpjeguan qëndrimin e Partisë Demokratike për buxhetin e kaluar dje nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në kundërshtim me disa ligje.
Kreshnik Çollaku, Kryetar i Këshilltarëve demokratë, tha se Erion Veliaj mund të vazhdojë të qeverisë në forma joligjore, por Tirana sot është pa buxhet. Ai tha se “Mbledhja e djeshme nuk ishte një mbledhje e Këshillit Bashkiak, por një teatër me këshilltarë pa mandat, çka e detyroi Partinë Demokratike të braktisë sallën. Në mungesë të një pakete fiskale dhe mbi të gjitha duke u nisur për një debat serioz, të ndershëm dhe të drejtë, ishte një sale e manipuluar, me individë të cilët ishin ulur në karriket e këshilltarëve por pa asnjë mandate për t’u sjellë dhe votuar si këshilltarë bashkiakë”.
Fabian Topollaj, tha se ligjërisht buxheti nuk quhet i miratuar, sepse pavarësisht blerjeve korruptive të disa këshilltarëve, Erion Veliaj, nuk ka zhvilluar akoma proçedurën ligjore të zëvendësimit të 7 këshilltarëve, që morën mandate deputetësh.
“Ata që votuan dje janë 7 njerëz si gjithë të tjerët, pa mandate këshilltari bashkiak”- thaTopollaj, i cili theksoi se buxheti i kaluar dje është një noterizim i korrupsionit të ErionVeliajt në Bashkinë e Tiranës.
Topollaj tha se buxheti shkel igjin e prokurimit publik, sepse jep rreth 10 milionë dollarë për shtesa kontratash, duke e bërë një buxhet në interesa korruptive klientelsite dhe jo në interes të qytetarëve.
Arjana Çela analizoi aspektin fiskal të buxhetit dhe tha se buxheti u miratua pa u shoqëruar me paketën fiskale, edhe pse ky është një detyrim ligjor. Në vitin 2018 hyn në fuqi rritja e dy taksave të reja, taksa e ndërtesës dhe taksa e pronës, që do ta rrisin edhe më shumë koston e jetesës për familjarët dhe bizneset. Për shumë prej tyre rritja e taksave do të jetë e papërballueshme.
Arjana Çela tha se në vend të rritjes së taksave, Bashkia e Tiranës duhet të kishte krijuar stimuj fiskalë, sepse ekonomia e Tiranës kontribuon me 40% të ekonomisë kombëtare. Është e vërtetë se taksat vendore caktohen nga parlamenti, por ligji i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës të ulë taksat me 30 %.
Partia Demokratike ka propozuar:
- Uljen me 30% të taksës së ndërtesës si për familjarët, edhe për subjektet tregtarë
- uljenme 30% të taksës bujqësore
- uljen me 30% të taksës së fjetjes në hotel
- ulje dhe kategorizim të taksës së ndikimit në infrastructure për ndërtimet e reja.
- Shfuqizim të plotë të taksës së përkohshme për ndërtimin e infrastructures arsimore.
Për tarifat Partia Demokratik e ka propozuar:
- Uljen me 50% të tarifave për pastrimin dhe largimin e mbeturinave
- Uljen me 50% të tarifës përzënien e hapësirave publike.
- Shfuqizim të plotë të tarifave për dhënien e liçencës për tregtimin e karburanteve
Arjana Çela tha se buxheti i Bashkisë parashikon një rritje të shpenzimeve operative në vend të shpenzimeve në investime.
¼ e shpenzimeve të bushetit të BashkisësëTiranës, shkon për shpenzim e personelit. 32 punonjës të rinj do t’ishtohen numrit të përgjithshëm prej 6200vetësh.
Vetëm 1% e totalit të shpenzimeve e zë program përzhvillimin ekonomik, bujqësor, rural dhe pyjeve.
Mateo Spaho shpjegoi se ky është buxheti më i madh, sepse rritja e taksave është më e madhe se asnjëherë më parë.
Ai renditi disa element që i cilësoi si skandaloze.
“Së pari, ky buxhet financon zëvendësimin e palmave të autostradës me kosto 600 mijë, para të cilat janë hedhura në kosh, me zëvendësimin me pisha me vlerë 2.5 milionë euro. Janë rreth 6 km ku do të jenë të mbjellura rreth 300 e ca pisha, në total i bie 5.5 milionë lekë të vjetra 1 pishë. Jo vetëm paratë për pishat po jepen kur Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin përfundimtar, me kosto 1 milionë euro, për zgjerimin e autostradës. Një projekt që nuk ka vend për pishat 2.5 milione euro.
Skandali i skandaleve qëndron në faktin se Bashkia e Tiranës për vitin e ardhshëmpretendon të arkëtojë 32 miliard lekë të vjetra nga lejet e ndërtimit. Po flasimpër 60 kulla, në qendër të Tiranës dhe brenda Unazës, me rreth 50 apartamente secila, çdo apartament 100 m².”-theksoi Mateo Spaho
“Ne besojmë se ky është fillimi i një potenciali të një krize të apartamenteve, të vlerës së tyre, të dyqaneve të cilën Bashkia e Tiranës rrezikon ta provokojë në mënyrë shumë serioze, për shkak se tregu nuk duket se e ka një kërkesë të tillë.
Po goditet Tirana, po goditen xhepat e qytetarëve të Tiranës, pasi vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës planifikon t’u marrë nga xhepat e bizneseve dhe familjeve të Tiranës rreth 130 miliard lekë”-tha Mateo Spaho.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38