Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shpresa Beçaj del para Vetting; KPK: S'ka deklaruar pasurinë dhe as pastërtinë e figurës! Avokati sqaron rastin unik të saj
Anëtarja e Gjykatës së Apelit Tiranë, Shpresa Becaj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Vettingut. Pas dy seancave të shtyra më 3 dhe 17 qershor 2020, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, është paraqitur sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku do të vlerësohet për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Çështja e Beçaj është shqyrtuar nga trupi gjykues i përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.
KPK ka deklaruar se nuk mund ta rivlerësojë pasi gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj, nuk ka përmbushur detyrimet, pasi nuk ka dorëzuar disa formularë në kohë. Më 17 shkurt 2020 DSIK ka vënë dijeni KPK se Beçaj nuk kishte dorëzuar ende formularin si detyrim të saj.
Sipas KPK, gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të të vlerësimit profesional duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vetingut. Sipas KPK mosparaqitja e deklaratave shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut.
"Mungesa e ushtrimit në kohë, i pamundëson KPK-së vlerësimin si ish-gjyqtare dhe si subjekt rivlerësimi si gjyqtare e Apelit", shprehet KPK.
Në fjalën e saj para trupës gjykuese të KPK, Beçaj tha se e ka kryer detyrën e avokatit për të siguruar të ardhura, ndërsa në lidhje me faktin që nuk ka plotësuar formularët shprehet se " nuk kam qenë gjyqtare në detyrë dhe për këtë arsye nuk e kam plotësuar. Konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lartë e kam marrë shumë më vonë pasi janë plotësuar formularët në kuadër të vetingut".
Rasti i anëtares së Gjykatës së Apelit, Shpresa Beçaj rezulton të jetë unike në Shqipëri, pasi ndodhet në një situatë që ligji nuk e ka parashikuar vetimin.
Avokati Julian Mërtiri në kohën kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar Shpresa Beçaj nuk ushtronte detyrën e gjyqtares dhe se gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD.
“Shpresa Beçaj është pjesë e sistemit gjyqësor prej më shumë se 33 vitesh. Në 1987 është emëruar në Gramsh. Me tej ka qënë gjyqtare në Tiranë. Në 2004 u bë pjesë e Gjykatës së Lartë.
Në 2008 u bë kryetare e Gjykatës së Lartë. E ushtroi deri në 2013 detyrën. Pas largimit nga funksioni ajo dorëzoi deklaratën e saj në ILDKPK.
Në tetor 2013 paraqiti kërkesë në KLD për emërim në Apelin e Tiranës. KLD në mënyrë arbitrare nuk e mori në shqyrtim për 5 vite. Në këto kushte Becaj bëri padi në Administrative. Në korrik 2016 Adminiatrativja detyronte KLD-në të marrë në shqyrtim kërkesën e Becajt dhe pagimin e dëmit të shkaktuar.
Në Apelin Adminiatrativ në 2017 u vendos të detyrohet KLD të emëronte Beçajn në Apelin e Tiranës dhe ta dëmshpërblente për dëm pasuror e moral. KLD kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit në Gjykatën e Lartë, kërkesë që nuk u pranua nga kjo gjykatë. KLD në maj 2018 zbatoi vendinin e Apelit Administrativ. Beçaj ka nisur punë në 4 qershor 2018. Ka depozituar deklaratën e saj në ILDKP. Në kohën kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar nuk ushtronte detyrën e gjyqtares. Pra Beçaj nuk ka pasur statusin e gjyqtares në detyrë. Ajo ka ushtruar detyrën e avokates për të siguruar të ardhura”, sqaroi ai ndërsa shton se analiza e fakteve nga KPK nuk është e saktë. Sipas avokatit Julian Mërtiri, Beçaj nuk ka qenë në listën e subjekteve të rivlerësimit.
“Në asnjë nga datat e afatit kur Beçaj duhet të dorëzonte formularët për llogari të procesit të vettingut ajo nuk kishte statusin e gjyqyares në detyrë. Nga ana tjetër, ligji nuk parashikon dorëzim të formularëve pas afatit të parashikuar. Beçaj shpreh dëshirën për tu vetuar, nuk ka shfaqur asnjë neglizhencë, por ndodhet në një situatë që ligji nuk e ka parashikuar. I kërkojmë komisionit të vlerësojë situatën ligjore në të cilën ndodhet Beçaj, unike në vend, për shkak të rrethanave të pavarura prej saj. E gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD. Nëse komisioni gjen mundësi ligjore për plotësimin e formularëve në një moment të dytë ne jemi të gatshëm, por sipas nesh, kjo mundësi ligjore nuk ekziston”, thotë ai.
Vendimi i vettingut për Beçajn do të merret më 3 korrik 2020. Shpresa Beçaj ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Lartë në vitet 2004-2013 dhe kryetare e Gjykatës së Lartë në vitet 2008-2013. Ndërsa gjyqtare e Apelit Tiranë është caktuar muajt e fundit. Në 1987 Beçja ka qenë gjyqtare në qytetin e Gramshit, ndërsa në 1990 u emërua gjyqtare në Tiranë. Ajo ka një karrierë prej 33 vitesh gjyqtare.
Kujtojmë se, emri i gjyqtares u përmend në një kontekst komprometues nga Presidenti Meta, Ministër i Jashtëm aso kohe, në video-skandalin në zyrën e Dritan Priftit në vitin 2011, çka tronditi opinionin publik. Atëhere Meta ishte ministër në qeverinë e Sali Berishës, ndërsa Prifti- Ministër Ekonomie- i propozuar nga Meta. Duke folur për pazare koncesionesh, emërimesh dhe interesash të ndryshëm, Meta i thotë Priftit se i ka punën mirë me Shpresa Beçajn, pasi i ka emëruar vajzën si diplomate në Austri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38