Flash News

KRYESORE

Shpresë për të paralizuarit? 30 vjeçari arrin të lëvizë me anë të një kostumi të kontrolluar nga mendja (Video + foto)

Një burrë ka qenë në gjendje të lëvizë të katër gjymtyrët e tij të paralizuara me ndihmën e një kostumi ekzoskeletor (kostumi-robot) të kontrolluar nga mendja, raportojnë studiuesit francezë.

Thibault, një burrë i moshës 30 vjeç tha se duke ndërmarrë hapat e tij të parë me anë të këtij kostumi që kontrollohet nga mendimet, ndjehej sikur të ishte "njeriu i parë në Hënë".

Lëvizjet e tij, veçanërisht ato të këmbëve, janë larg nga përsosmëria dhe kostumi robot po përdoret vetëm në laborator. Por studiuesit thonë se kjo mund të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve.

Thibault bëri një operacion për të vendosur dy implante në sipërfaqen e trurit, duke mbuluar pjesët e trurit që kontrollojnë lëvizjen.

Gjashtëdhjetë e katër elektroda në secilën implant lexojnë aktivitetin e trurit dhe hedhin udhëzimet në një kompjuter aty pranë.

Softueri kompjuterik i sofistikuar lexon valët e trurit dhe i shndërron ato në udhëzime për kontrollin e ekzoskeletit.

Thibault duhet të futet në kostumin-robot dhe ai mund të kontrollojë secilën prej krahëve, duke i manovruar ato në hapësirë tre-dimensionale.

Ai do e kontrollon kostumin me anë të mendimeve që lexohen nga elektrodat dhe hidhen në kompjuter. P.sh, 30 vjeçari mendon fjalën ‘ec’ dhe kostumi do të fillojë të lëvizë këmbët e tij. / BBC/

 

https://www.youtube.com/watch?v=467hzmMhzA4

Të fundit