Flash News

KRYESORE

"Shpresoj të jetë meme", ministri serb-Ramës: Do kujtohesh më shumë për çorapet e shqyera se për idetë e shkëlqyera

"Shpresoj të jetë meme", ministri serb-Ramës: Do

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas replikave për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Vulin ironizon kreun e qeverisë shqiptare duke thënë se është përpjekur të paraqesë manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij. Ai thotë se Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera.

"Nëse Edi Rama do të kishte një tru, ai nuk do të përpiqej të bënte një 'Shqipëri të Madhe', nëse do të kishte mendje nuk do të bënte një foto nën flamurin e 'Shqipërisë së Madhe',do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën,  e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera,”- ka shkruar ministri i Brendshëm serb.

Lexo edhe: Deklaratat e ministrit serb, reagon Rama duke i kërkuar llogari Vuçiç: A është e vërtetë kjo apo meme?

https://politiko.al/deklaratat-e-ministrit-serb-reagon-rama-duke-i-kerkuar-llogari-vucic-a-eshte-e-vertete-kjo-apo-meme/

Të fundit