Flash News

KRYESORE

Shqetësime shtetërore apo hatërmbetje personale? Tallja e Ramës dhe Haradinajt kritikohet në Prishtinë dhe Tiranë

Shqetësime shtetërore apo hatërmbetje personale? Tallja e

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, kanë zgjedhur natën përpara 10 vjetorit të pavarësisë për të vënë sërish në lojë shqiptarët.

Fillimisht një deklaratë e Ramës në Prishtinë se demarkacioni ishte një shpikje e politikës kosovare dhe përgjigjja e Haradinajt se kryeministri shqiptar duhej të merrej me shpikjet brenda vendit të tij, krijuan idenë e një përplasje midis krerëve të dy qeverive.

Por, mesa duket Rama dhe Haradinaj, më shumë se shqetësime shtetërore, kanë shqetësime dhe hatërmbetje personale dhe që mund të lidhen me çështje të ngushta politike, pasi postimi i kryeministrit Edi Rama në ‘Facebook’, tregon se “konflikti” nuk është aq parimor sa shitet.

“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. Gëzuar festën e pavarësisë”,shkruan Rama teksa poston një foto me Haradinajn, pasi kishin shkëmbyer replikat në distancë.

Kjo sjellje është kritikuar nga mediat në Prishtinë dhe në Tiranë, si dhe nga shumë analistë të të dyja vendeve. Edhe komentet e qytetarëve në rrjetet sociale drejtohen kundër dy kryeministrave.

Të tjera nga 10 vjetori i Pavarësisë:

10 vjet Pavarësi; ‘Newborn’në Prishtinë merr pamjen e re

Të fundit