Flash News

KRYESORE

Shqetësimi i ambasadores amerikane për reformën në drejtësi, Basha drejton gishtin nga parlamenti: Çdo ndryshim kushtetues, i paligjshëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha riposton deklaratën e ambasadores amerikane për reformen në drejtësi.

Kryedemokrati drejton gishtin nga parlamenti, dhe thotë se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që bëhen në lidhje me reformën në drejtësi, iu shërbejnë atyre që duan ta devijojnë dhe minojnë këtë reformë.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim.

Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha.

Më herët pas qëndrimit të ambasadores Kim, reagoi kryeministri Rama, i cili si përgjigje ka shpërndarë një shprehje të William Shekspeare ku thuhet: Dakord. Ferri është bosh, të gjithë djajtë janë këtu.

Të fundit