Flash News

KRYESORE

Shqetësimi i OKB-së: Bota do të goditet nga ndryshimet klimaterike

Shqetësimi i OKB-së: Bota do të goditet nga ndryshimet

Organizata e Kombeve të Bashkuara jep alarmin se bota do të ketë probleme serioze si pasojë e ndryshimeve klimaterike.  Ky është përfundimi i një raporti, që analizon përkeqësimet e tokës bujqësore dhe ngre shqetësimin se ndryshimet klimatike do të vënë në rrezik prodhimin ushqimor dhe do të rëndojnë problemin e urisë.

Temperaturat e larta rekord të kohëve të fundit sollën shkrirjen më masive brenda një muaji në Groenlandë, duke paralajmëruar ngritje të frikshme të nivelit të detit.

“Me gjithë shtimin e prodhimit bujqësor, rreth 821 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ndryshimet klimatike do të sjellin rënie të prodhimtarisë, rritje të çmimeve, ulje të cilësisë ushqyese të produkteve dhe ndërprerje të linjave të furnizimit”, tha Panmao Zhai, shkencëtar në Komisionin e OKB-së për klimën.

Shkencëtarët në Komisionin e OKB-së për klimën thonë se faktorët e shkaktuar nga njeriu kërcënojnë ekosistemet e brishta të planetit.

“Parashikohet një ndikim më i madh mbi tokën bujqësore si rezultat i mungesës së ujit, zjarreve dhe ndryshimeve në shtresën e ngrirë të dheut. Në brezat më të ngrohtë klimatikë mund të bjerë kapaciteti i tokës për thithjen e karbonit”, vazhdoi Panmao Zhai.

Anëtarët e komisionit bëjnë thirrje për përpjekje globale për të luftuar ndryshimet klimatike.

Të fundit