Flash News

KRYESORE

Shqetësimi në Zelandën e Re: Kur na përmendin ne dhe Shqipërinë në një fjali, duhet t’i kushtojmë vëmendje

Shqetësimi në Zelandën e Re: Kur na përmendin ne dhe

Zelanda e Re është një nga ato shtete të pasura, por të vogla, që është vendosur në objektivin e Kinës, e cila kërkon të rrisë prezencën dhe influencën në këtë pjesë të Paqësorit.

Skandali i bërë së fundmi publik në shtetin ishullor ku deputeti vendas, Jian Yang, rezultoi se ka punuar për 15 vite në Shërbimin e Inteligjencës kineze, ka ngritur shqetësimin për shtrirjen që ka arritur Pekini brenda institucioneve të Zelandës.

Në kuadër të analizave të shumta që po zhvillohen, është marrë në shqyrtim edhe deklarata e bërë nga një diplomat i nivelit të lartë në Kinë, i cili shoqëronte kryeministrin Li Keqiang në vizitën e zhvilluar në Uellington në mars të 2017-s.

Diplomati kinez i krahasoi marrëdhëniet Kinë-Zelandë me marrëdhëniet që Kina kishte ndërtuar me Shqipërinë në vitet 1970, dhe sipas ekspertëve zelandez, ky krahasim duhet trajtuar me kujdes.

Prestigjozja “New Zealand Herald” ka publikuar një artikull të Anne-Marie Brady, me titull “Zelanda e Re-Kina: Ne mund të bëhemi Shqipëria e radhës”, ku bën një pasqyrim të shkurtër të situatës në Shqipërinë komuniste gjatë dhe pas shkëputjes së marrëdhënieve me Kinën.

“Pavarësisht diferencave ideologjike me politikat e Mao Cedunit, qeveria e Enver Hoxhës ishte ekonomikisht dhe politikisht e varur nga Kina. Në fund të 1970, marrëdhënia u thye për shkak të dështimit të Kinës për të dhënë ndihmën ekonomike. Në fund të Luftës së Ftohtë, Shqipëria ishte shndërruar në shtetin më të varfër dhe të korruptuar të bllokut të lindjes”, shkruhet në ‘NZH’.

Studiuesja Brady kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje deklaratës së bërë nga diplomati kinez.

“Kjo është arsyeja, kur një diplomat kinez përmend Zelandën e re dhe Shqipërinë në të njëjtën fjali, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje. Zelanda e Re, së bashku me Shqipërinë e kohës dhe me një mori shtetesh të tjera, është kthyer në objektiv të një fushate konkrete nga Kina për ndërhyrjet politike. Aktivitetet e influencës së jashtme të Kinës janë pjesë e strategjisë së saj globale”, thuhet në artikull.

Të fundit