Flash News

KRYESORE

Shqetësimit të ambasadores Yuri Kim për reformën në drejtësi i përgjigjet edhe Soreca

Shqetësimit të ambasadores Yuri Kim për reformën në

Pas reagimeve të Bashës e Ramës mbi shqetësimin e ambasadores Kim për reformën në drejtësi, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Sipas tij, reforma në drejtësi vijon dhe duhet të ruhet. Soreca shton po ashtu se nuk është koha për të rihapur diskutime për bazat e saj.

REAGIMI I SORECES

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e saj dhe forcimin e burimeve që disponohen. Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur të përditshme si dhe Shqipëria të vijojë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE”.

https://politiko.al/ambasadorja-yuri-kim-shpresoj-qe-fjalet-per-nje-marreveshje-te-fshehte-per-te-vrare-reformen-ne-drejtesi-te-mos-jene-te-verteta/

Të fundit