Flash News

KRYESORE

Shqetësohej herë pas here nga ish-ët, Rita ndryshon numrin e telefonit

Shqetësohej herë pas here nga ish-ët, Rita ndryshon numrin e

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora e ka nisur vitin e ri me një ndryshim të rëndësishëm ne jetën e saj, duke ndryshuar numrin e telefonit.

Vendim i Ritës ka ardhur pasi ish-ët e saj si Calvin Harris, Rob Kardashian, James Arthur apo Tyrone Wood nuk i kanë mbyllur komunikimet me të dhe në periudha të ndryshme e kanë shqetësuar me mesazhe.

“E mora këtë vendim që më frikësoi menjëherë, por e bëra gjithsesi. Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë vërtet të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani askush nuk mund të më dërgojë mesazh. Por ndjehem mirë me të vërtetë. Sikur kam bërë një pastrim të madh. Është e çuditshme, por e bëra”, ka thënë Rita Ora.

Në ditët e fundit të 2018-ën, në mediat rozë u fol se Rita po niste një lidhje të re me aktorin Andreë Garfield, por ka qenë vetë këngëtarja që e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Të fundit