Flash News

KRYESORE

Shqetësuese/ Një në 10 fëmijë në Shqipëri ngacmohet seksualisht online

Shqetësuese/ Një në 10 fëmijë në Shqipëri

Ngacmimi seksual ndaj fëmijëve online është i pranishëm edhe Shqipëri. Pre e këtyre sulmeve bie çdo 1 në 10 fëmijë, referuar një raporti të UNICEF-it. Ky problem është mjaft serioz edhe në botë, kur në vitin 2018, kompanitë botërore të teknologjisë raportuan mbi 45 milionë foto dhe video në internet të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

Çfarë sjell shqetësim është fakti që numri i ngacmimeve seksuale është dyfishuar.

Sipas UNICEF-it në vitin 2018 një organizatë italiane informoi se domeni “.al” është i treti në Evropë për nga përmbajtja e imazheve, apo videove me abuzim seksual të fëmijëve, pra i treti në Evropë dhe i 8 në botë. Por shqetësim në vendin tonë është fakti se numri i denoncimeve për këtë krim është i ulët.

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko tha se edhe në vendin tonë është zbuluar një rrjet i abuzuesve online.

“Kemi informacione që ngacmuesit online kanë komunikim me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin ne dimë një pjesë të abuzuesve online. Ne kemi identifikuar që navigimi online ndodh pa identifikim, një person hyn në një rrjet wireless pa u identifikuar dhe aty mund të kryejë aktivitet të paligjshëm dhe mund të jetë abuzues potencial në hapësirat tona.”, u shpreh ajo për Klan TV.

Por ka një nismë ku abuzuesit online do të identifikohen.

“Së bashku me kompanitë e internetit do kërkojmë që kushdo që hyn në rrjet dhe internet të ketë një identifikim, emër, numër telefoni, adresë e-maili dhe kjo ndihmon në gjurmueshmërinë. Ka shumë mundësi për ta fshehur IP dhe nuk identifikohesh këtu ku je dhe ta transferosh identitetin tënd në një vend tjetër, por tashëm është e gjurmueshme.”, shtoi zv/ministrja.

Të fundit