Flash News

KRYESORE

Shqip apo anglisht? Eugent Bushpepa zgjedh se si do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Shqip apo anglisht? Eugent Bushpepa zgjedh se si do të

Eugent Bushpepa e ka të qartë se si dëshiron të përfaqësojë Shqipërinë në Eurvosion, vitin e ardhshëm, pasi u shpall fituesi i Festivalit të Këngës me “Mall”.

Në një intervistë për ‘Eurovision Albania’, Bushpepa ka thënë se dëshira e tij është që kënga të jetë në shqip.

“Është akoma herët, por unë do të doja shumë që kënga të prezantohej në shqip. I shkon melodisë dhe gjithçkaje. Është e kot të bëjmë tekste në anglisht që mbase nuk i rrijnë mirë edhe vijës melodike”, është shprehur këngëtari.

Edhe fansat e ‘Eurovision’, në komentet që bëhen për këngën, kërkojnë që ajo të qëndrojë në shqip për të ruajtur origjinalitetin.

Hera e fundit që Shqipëria u përfaqësua me një këngë shqip në Eurovision ishte në vitin 2013 me “Identitet” të kënduar nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko.

Vitet kur Shqipëria është prezantuar me këngë në shqip dhe pozicioni që ka arritur:

2006 – Ljuiz Ejlli – Zjarr e ftohtë  – Gjysmëfinale

2007 – Frederik Ndoci – Hear My Plea (Anglisht dhe Shqip) – Gjysmëfinale

2008 – Olta Boka – Zemrën e lamë peng – Finale, vendi 17

2011 – Aurela Gaçe – Feel The Passion – (Anglisht dhe Shqip) - Gjysmëfinale

2012 – Rona Nishliu – Suus – Finale, vendi 5

2013 – Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko – “Identitet” – Gjysmëfinale 

 

Të fundit