Flash News

KRYESORE

Shqipëri-Islandë/ Zbulohen ndryshimet në formacionin kuqezi, Reja përgatitet vetëm për fitore

Shqipëri-Islandë/ Zbulohen ndryshimet në formacionin kuqezi, Reja

Edi Reja ka vendosur të bëjë gjashtë zëvendësime për ndeshjen që do të luhet sot ndaj Islandës në Elbasan Arena. Trajneri Edi Reja paralajmëroi që dje ndryshime që do të nisnin nga kapiteni Mavraj e deri në sulm, për t’i dhënë freski ekipit.

Etri Berisha nuk do të grumbullohet sot kundër Islandës për shkak të dëmtimeve fizike, ndërkohë që Panorama Sport ka zbuluar prapaskenat në ekipin kuqezi.

Në stol do të ulen Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Demakut në qendër të mbrojtjes. Skema e lojës mbetet e njëjtë me atë që kuqezinjtë luajtën edhe ndaj Francës, pra 3-5-2. Por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët ekipi nuk do të bëjë vetëm lojë mbrojtëse, por do të ketë gjithashtu edhe agresivitetin e duhur për të sulmuar.

Në linjën e majtë Reja do të kthejë titullar Ermir Lenjanin, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në Zvicër. Në të djathtë do të jetë Hysaj, ndërsa Gjimshiti dhe Ismajli do të jenë në prapavijë, përpara portierit Strakosha.

Në mesfushë titullar do të jetë vetë Keidi Bare që bëri një paraqitje të mirë edhe ndaj Francës. Përkrah tij do të jenë Gjasula dhe Memushaj, ndërsa në sulm do të jetë autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi, si dhe Manaj.

Të fundit