Flash News

KRYESORE

Shqipëri-Itali, Panuçi flet për formacionin: Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë

Shqipëri-Itali, Panuçi flet për formacionin: Dua të

Në një  konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Italinë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi foli për emocionet që do t’i dhurojë kjo sfidë duke theksuar se është krenar që është trajner i Kombëtares shqiptare.

“Për sa i përket ndeshjes. Jam italian dhe jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Do isha i lumtur në qoftë se djemtë do ja dilnin dhe të kishin një sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë. Jam i bindur që nesër do bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë”-  u shpreh Panuçi.

Ndërsa sa i përket rezultatit me Spanjën ai shprehet se pati mungesa të shumta në fushë.

“Me Spanjën mungoi, Mavraj, Abrashi, Kukeli, Roshi, Cikalleshi, Strakosha, Agolli. 7 dëmtime sigurisht që influencojnë tek ne pasi janë lojtarë me rëndësi. Dua të them që bëmë një ndeshje të mirë.”

Për formacionin me Italinë ai deklaron se do të jetë e njëjta si me Spanjën.

“Zgjedhja e formacionit ndaj Spanjës i kishte brenda të gjitha vlerësimet. Kini parasysh në gjë që ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë të fitohej. Bëra zgjedhjet duke menduar për të dyja ndeshjet. Në qoftë se luante Sadiku dhe pësonte një dëmtim, unë nuk kisha më sulmues. Në qoftë së luante Agolli dy ndeshje kur vjen nga një dëmtimi afatgjatë, nuk mund t’ia dalë. Sepse është plak”- deklaroi ai.

 

Të fundit