Flash News

KRYESORE

Sali Berisha falenderon dhe promotorët e Partisë Socialiste që kontribuan për Shqipërinë në NATO

Sali Berisha falenderon dhe promotorët e Partisë Socialiste që

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për TV Klan, u shpreh se veç partisë Demokratike, ia njeh meritën për kontributin e dhënë dhe ish-kryeministrit socialist Pandeli Majko dhe Ilir Metës.

“Partia socialiste në vitet 92-96, votonte rezoluta anti NATO. Por ka patur një pjesë, natyrisht jo gjithë opozita. Duhet t’i shpreh falënderimin tim sot Presidentit Meta, ish-kryeministrit Pandeli Majko promotorë dhe ata në Partinë Socialiste për anëtarësimin e Shqipërisë së NATO”, deklaroi Berisha në një intervistë për TV Klan.

Po ashtu dhe presidenti Ilir Meta gjatë flalës së tij të mbajtur në aktivitet, falenderoi të gjitha qeveritë që kanë kontribuar për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndryshe nga Rama që ia dha meritat PS-së.

Të fundit