Flash News

KRYESORE

'Shqipëria besnikërisht e lidhur me SHBA', zbardhet takimi Rama-Pompeo

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Sekretarin amerikan të Shetit Mike Pompeo që zhvilloi sot në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington.

Përmes një postimi në Facebook, Rama lajmëron se kanë folur për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për paketën “Anti-KÇK”, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri Rama thekson se Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Rama në Facebook.

Të fundit