Flash News

KRYESORE

Shqipëria burim i trafikimit të qenieve njerëzore/ Demiraj: Do të rrisim kapacitetet e strukturave anti-trafikim

Shqipëria burim i trafikimit të qenieve njerëzore/ Demiraj: Do

Pas raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, i cili vë në pah se Shqipëria nuk përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit, ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka nisur përpjekjet për të marrë masat e para.

Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla; të trajnojë policinë, të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët.

“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme e kanë vendosur luftën kundër trafikimit të personave në krye të listës së prioriteteve, nëpërmjet një angazhimi maksimal dhe reagimit me masa konkrete. Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, shprehet thellësisht i angazhuar për të rritur kapacitetet e strukturave anti-trafikim, në zbatimin e Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të fundit