Flash News

KRYESORE

Shqipëria dështon në provën e parë, bllokohet hapja e negociatave; Franca, Holanda dhe Danimarka vendosin veto

Shqipëria dështon në provën e parë, bllokohet hapja e

Për Këshillin e Përgjithshëm të BE negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk do të hapen këtë vit. Ky është vendimi që është marrë pak minuta më parë në mbledhje, ku tre shtete kanë vendosur veton për Tiranën dhe Shkupin.

Gazetarja e ‘Euronews’, Efi Koutsokosta, duke cituar burime diplomatike nga brenda mbledhjes, raporton se, Franca, Holanda dhe Danimarka janë shprehur kundër negociatave, gjithsesi, dokumenti përfundimtar nuk është publikuar ende. Lajmi se tre vende janë skeptike për Shqipërinë dhe Maqedoninë është konfirmuar edhe nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

Sipas gazetares Koutsokosta, tashmë këto dy shtete do të duhet të presin korrikun e 2019-ës për të marrë ndoshta një qëndrim pozitiv.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar pritet të merret në samitin e 28-29 qershorit, kur të mblidhen liderët e Bashkimit Evropian.

Të fundit