Flash News

KRYESORE

Shqipëria dhe Greqia do lidhen me linjë hekurudhore, projekti nis të zbatohet në Kastoria

Shqipëria dhe Greqia do lidhen me linjë hekurudhore, projekti nis

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen shumë shpejtë me një linjë hekurudhore. Linja e re do të jetë Follorinë–Kastoria–Pogradec, që përfshihet në një linjë hekurudhore edhe më të gjatë Selanik– Durrës –Tiranë– Mal i Zi-Serbi.

Punimet për hekurudhuën kanë nisur në Kastoria të Greqisë, ndërkohë projekti është i financuar nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri

“Rëndësia e projektit është për Greqinë, Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Europën Juglindore. Projekti është pjesë përbërëse e Rrjetit Transeuropian TEN-T”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit, Thanos Bourdas.

Linja e re Follorinë-Kastoria–Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore, që do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe lidhjet me Europën Qendrore.

Të fundit