All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shqipëria dhe Kosova "fshijnë kufijtë" në basketboll, zyrtarizohet kampionati i përbashkët “Liga Unike”

Shqipëria dhe Kosova "fshijnë kufijtë" në
All - Paragraf - 1

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një kampionat të përbashkët në basketboll. Marrëveshja është nënshkruar mbrëmjen e sotme nga krerët e federatave të dy vendeve dhe do të quhet “Liga Unike”.

All - Paragraf - 3

Ky vendim historik u kurorëzua mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, në një ceremoni ku morën pjesë përveç dy presidentët e Federatave, Avni Ponari e Arben Fetahu, ministret e linjës të dy vendeve, Besa Shahini e Vlora Dumoshi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i FIBA Europe, Turgai Demirel.

Bordi i Ligës Unike do të përbëhet nga anëtarët Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, dhe kryetar Ilir Trebickën, një emër i njohur i basketbollit shqiptar ndër vite.

Ndërsa drejtuesi i Ligës Unike është zgjedhur Dren Zatriqi, kurse Sekretar Teknik është zgjedhur Fidan Hamiti. Ndërkohë Zyrtari i Marketingut do të jetë Dren Hasangjekaj, kurse Zyrtare e Financave, Nadire Kajashi.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë 8 skuadra, 4 më të mirat e Shqipërisë dhe 4 më të mirat e Kosovës, ndërsa krijimi i saj pritet të rritë ndjeshëm edhe interesin për sportin e basketbollit.

 

 

Të fundit