Flash News

KRYESORE

“Shqipëria dhe Kosova shumë shpejt në një shtet”, Hashim Thaçi i fiksuar pas ndryshimit të kufijve

“Shqipëria dhe Kosova shumë shpejt në një

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë me një tëzë tjetër për kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në ceremoninë e marrjes së çmimit “Qytetar ndëri’ nga Bashkia e Hasit, ai foli për një bashkim të shpejtë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri’, ka thënë Presidenti i Kosovës në një ceremoni të mbajtur në Has të Shqipërisë.

Me tej Presidenti i Kosovës foli edhe për Luginën  e Preshevës,  territoret të banuara nga shqiptaret në Serbi e që sipas tij do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim.

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, përfundoi Thaçi në deklaratën e tij.

Nuk dihet nëse Thaçi po i bën këto deklarata për t’i bërë presion BE-së për të liberalizuar vizat apo kërkon të lërë gjurmë si president i Kosovës me ide të tilla, që praktikisht shihen të pamunduara për ‘status-quon’ e rajonit.

Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e ka në program Lëvizja Vetëvendosje, e cila kohëve të fundit më shumë po angazhohet për të ruajtur kufijtë aktualë të Kosovës me Serbinë.

Të fundit