Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria? “Do të vijë momenti kur do kemi një qeveri, por jo më popullsi”
Stephanie Gebert/ Deutschlandfunk
Foto: Gent Shkullaku/AFP
Tarifa të përballueshme, më shumë para për arsim, luftë kundër korrupsionit: Prej ditësh studentët po protestojnë në disa qytete shqiptare. Ndërkohë, atmosfera e protestës është përhapur edhe në pjesë e tjera të popullsisë, thotë Walter Glos i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri.
Stephanie Gebert: Shqipëria është prej 4 vitesh kandidati zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ka ende shumë kushte që vendi në skajin perëndimor të Gadishullit Ballkanik, duhet të përmbushë, për shembull në luftën kundër korrupsionit. Kjo gjithashtu vërehet edhe në sistemin arsimor. Dhjetëra mijëra studentë kane dale prej dhjetë ditësh në rrugët e kryeqytetit, Tiranë. Ata kanë hartuar një katalog me kërkesa. Ndër të tjera, ata duan që universiteti të bëhet i përballueshëm financiarisht.
Walter Glos është drejtori i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri dhe po ndjek protestat, disa prej të cilave ndodhin direkt poshtë ballkonit të zyrës së tij. Përshëndetje, Z. Glos!
Walter Glos: Po, pëshëndetje të përzemërta nga Tirana, Shqipëri!
Gebert: Sot, studentët kanë marshuar përsëri nga i gjithë vendi. Deri tani nuk ka pasur dhunë. A mendoni se këto protesta do të mbeten paqësore?
Glos: Kjo është e vështirë për t’u thënë. Kjo varet para së gjithash nga mënyra se si qeveria do t´i trajtojë kërkesat e studentëve. Dje kam biseduar me disa përfaqësues të studentëve dhe organizatave rinore dhe ata po përpiqen që ngjarjet dhe protestat të jenë të qeta dhe paqësore.
Gebert: Çfarë saktësisht i ka ndezur protestat e studentëve?
Glos: Protestat kanë lindur si pasojë e shumë pakënaqësive të studentëve të cilët duhet të paguanin tarifa të larta për provimet e përsëritura. Përveç kësaj, tarifat për semestrin janë sigurisht tepër të larta. Nëse i krahasoni me Gjermaninë, mund ta kuptoni këtë gjë.
Gebert: Sa të larta janë ato?
Glos: Ndonjëherë shkojne deri në 2.600 euro për një vit, dhe me një pagë mesatare, e cila këtu është rreth 300-350 euro në muaj, kjo është shumë e shtrenjtë, dhe ne këtu kemi dhënë bursa. Studentët që përzgjedhim shpesh qajnë, sepse e quajnë veten me shumë fat kur, për shembull, një fondacion politik gjerman u jep atyre një bursë.
Gebert: Një gjë që kërkohet është mundësia për të përballuar pagesën e studimeve. Ndoshta ju do të zgjidhni dy gjëra të tjera, që janë gjithashtu të rëndësishme për studentët.
Glos: Sigurisht, edhe prania e studentëve në organet e rëndësishme vendimmarrëse, për dekanë dhe rektorë, pastaj edhe dyfishimi i buxhetit në buxhetin e shtetit për arsimin, si edhe situata katastrofike në konvikte, e cila është me të vërtetë tepër e keqe. Unë kam pasur vetë rastin t’i shikoj ato, dhe në qoftë se 40 studentë të rinj ju tregojnë se si ata duhet t´ia dalin me një banjë dhe një dush, dhe ju supozoni se qelitë e burgut gjerman janë më mirë se akomodimi këtu në konvikt, atëherë ju mund të kuptoni mirë se çfarë kërkojnë studentët.
Tema mbizotëruese e korrupsionit
Gebert: Tani kërkesat e BE janë bërë, sepse siç u përmend, Shqipëria do t’i bashkohet BE-së. Ndër të tjera, bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit. Ky korrupsion është gjithashtu shumë i përhapur edhe në arsim.
Glos: Po, kemi pasur një bashkëpunim me gjashtë shkolla të mesme, dhe çështja mbizotëruese ka qenë korrupsioni në radhët e mësuesve, dhe e njëjta gjë vlen edhe për universitetet. Studentët duhet të paguajnë për provime, ata duhet të paguajnë për transfertat, ata duhet të paguajnë për pranimin në universitete, dhe sigurisht kjo është një pikë që luan një rol krahas kërkesave të tjera.
Nuk takova një të vetëm, që tha se nuk mund ta kuptojë këtë gjë.
Gebert: Sa e madhe është mbështetja për këto kërkesa në popullatë, dhe a e ka kjo protestë potencialin për të përfshirë shtresat e tjera të popullsisë?
Glos: Po, është, në qoftë se pyesni njerëzit se çfarë ata mendojnë për të, unë nuk kam takuar një të vetëm që ka thënë se ai nuk e kupton ose nuk do e mbështeste, në qytete të tilla të rëndësishme si Gijrokastra, Vlora, Shkodra, Elbasan , edhe aty të gjithë studentët u janë bashkuar protestave dhe përveç kësaj janë zhvilluar papritur edhe protesta të tjera, kundër çmimeve të larta per ushqimet, kundër çmimit të lartë të naftës, benzinës, që janë më të larta se në Gjermani, dhe kështu mund të vërehet që në këtë moment, ka një atmosferë të vërtetë të madhe proteste në vend.
Gebert: Largimi i të rinjve është një problem i njohur në Shqipëri, edhe sepse ka një papunësi të lartë të të rinjve. A e ka qeveria këtë detyrë në fokus apo është më tepër e përkushtuar ndaj problemeve të tjera?
Glos: Ajo duhet, ajo duhet ta ketë, ajo nuk mund ta anashkalojë këtë, sepse të gjithë e dinë se në pesë vitet e fundit më shumë se 400,000 të rinj janë larguar nga vendi dhe në një popullsi që ishte diku 3 milion, kjo është një shifër tepër e lartë, dhe kjo tregon se kjo çështje duhet marrë seriozisht, përndryshe do të vijë momenti, kur do të kemi një qeveri, por jo më nje popullsi.
*Titulli në origjinal: Atmosferë e madhe proteste në vend.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
