Flash News

KRYESORE

Shqipëria duhet të paguajë 2 mld euro, Petrit Vasili: Vrite frikën kryeministër, nuk ta kemi borxh një tjetër ‘97

Shqipëria duhet të paguajë 2 mld euro, Petrit Vasili: Vrite

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaron se Shqipëria duhet të paguajë 2 miliardë euro si rezultat i prishjes së disa kontratave. Kjo shumë parash, thotë Vasili, është një tërmet financiar për ekonominë e vendit, e ngjashme me rënien e piramidave.

“Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër ‘97”, shprehet Vasili.

Reagimi:

Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97'.

Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.

Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar.

Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.

Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.

Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.

Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi.

Të fundit