Flash News

KRYESORE

Shqipëria e para ndër 5 shtetet në botë më e preferuar nga turistët, media italiane: Çfarë s’duhet të humbisni (VIDEO)

Media italiane, Rai3, në një emision televiziv, bazuar në një klasifikim të "La Stampa", rendit Shqipërinë të parën ndër 5 shtetet në Botë me numrin më të lartë të prenotimeve turistike vitin e fundit.

Shqipëria cilësohet si një thesar për t’u zbuluar. Që nga Valbona në veri, qyteti i bukur i Gjirokastrës, si dhe plazhet e bukur të jugut, veçanërisht Dhërmiu.

Në vendin e pestë përsa i përket numrit të rezervimeve, renditet Omani në Azi; në vendin e katërt Moldavia në Europë; në vendin e tretë është Bjellorusi në Europë, në vendin e dytë renditet Tanzania në Afrikë, dhe e para Shqipëria. 

Është kryeministri Rama, i cili ka publikuar videon në rrjetet sociale, duke shkruar, ‘MIRËMËNGJES 

dhe me këtë klasifikim nga mediat italiane të 5 shteteve që kanë shënuar rritjen më të lartë të prenotimeve turistike në vitin e fundit, ku në krye qëndron si një thesar ende për tu zbuluar Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”.

Video:

 

Të fundit