Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria, e para në Europë për emigracion potencial. Studiuesi britanik: Shqiptarët nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre
Shkollimi dhe perspektiva më e mirë e jetës. Kjo është dëshira e shumë shqiptarëve, që për ta realizuar synojnë largimin nga Shqipëria. Vendi ynë renditet i pari në Europë dhe i pesti në botë për emigracionin potencial. Sipas studiuesit britanik, Russell King njerëzit duan të ikin është se nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre në Shqipëri.
Deutsche Welle: Prof. King, cila është situata e emigrimit potencial nga Shqipëria drejt vendeve të Europës Perëndimore, SHBA apo Kanada? Ju keni drejtuar studimin e sapopublikuar në Tiranë, "Trende të reja në emigracionin potencial nga Shqipëria”, të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale, mbështetur nga Fondacioni Friedrich-Ebert. Pra, ҫfarë tregojnë gjetjet e këtij studimi?
Russell King: Gjetjet tregojnë që emigrimi i shqiptarëve vazhdon, që prej afër 30 vitesh. Por natyra e tij po ndryshon: nuk është më një dukuri për arësye ekonomike apo politike, por një dukuri që po prek të gjitha shtresat e shoqërisë, grupmoshat, klasat e ndryshme shoqërore për nga të ardhurat. Emigrimi potencial është rritur në vitin 2018 në 52% nga 44% që ka qenë në 2007. Studimi tregon se tendenca më e fundit është ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin, i rinisë së kualifikuar në nivel të lartë, që ka dëshirë të madhe të emigrojë. 57 % e grupmoshës 18- 40 vjec synojnë të emigrojnë. 46 % e atyre që nuk kanë emigruar asnjëherë synojnë të emigrojnë. 72% e emigrantëve të kthyer, pra e atyre që kanë qënë njëherë në emigracion, dëshirojnë të ikin përsëri. Për shkak të krizës financiare në Greqi në 2008-ën dhe Itali, rreth 134 mijë emigrantë në këto dy vende fqinje u detyruan të kthehen në Shqipëri, sepse humbën vendet e punës. Rreth 1.4 milion vetë, pothuajse gjysma e popullsisë së tanishme të Shqipërisë, ka emigruar në Europën Perëndimore, SHBA dhe Kanada, që nga rënia e regjimit komunist në 1991 e deri më sot.
Cili është raporti mes emigrantëve të kthyer në Shqipëri dhe atyre që nuk kanë qënë asnjëherë emigrantë, por synojnë tani të ikin?
Është vështirë të dihet ky raport. Statistikat në Shqipëri për emigracionin nuk janë shumë të qarta, nuk regjistrohet me saktësi në baza vjetore numri i njerëzve që ikin dhe i atyre që kthehen. Por është e qartë se që prej 1991 numri i shqiptarëve që ikin është shumë më i madh se numri i atyre që kthehen. Dëshira për të emigruar është shumë më e madhe tek ata që kanë qenë një herë emigrantë dhe janë kthyer, sesa tek ata që nuk kanë emigruar kurrrë. Tendenca është që kush ka emigruar një herë, dëshiron shumë të emigrojë përsëri. Numri i përgjithshëm i popullsisë po bie, Shqipëria po tkurret.
Pse dëshiron më shumë se gjysma e popullsisë të ikë? Çfarë arsyesh janë gjetur në studimin që keni drejtuar?
Studimi tregon se një nga arsyet kryesore pse njerëzit duan të ikin është se nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre në Shqipëri. Pjesa më e madhe kërkojnë një shkollim më të mirë për fëmijët e tyre. Vendet e preferuara janë Gjermania dhe SHBA. Arësye tjetër kryesore janë të ardhurat shumë të ulëta në Shqipëri, kur kosto e jetesës sa vjen e ngrihet. Është normale që njerëzit në Shqipëri të duan të eksplorojnë mundësi për të fituar të ardhura më të mira. Është ky grup faktorësh: të ardhura të ulta, pakënaqësi nga arsimi i lartë, perspespektiva të vakëta pune, mungesa e perspektivës për brezin e ri, që vazhdojnë të egzistojnë duke e bërë Shqipërinë të zërë vendin e parë në Europë dhe të pestin në në botë për dëshirën e madhe për të emigruar - në bazë të një studimi të IOM ( International Organization for Migration). Që kjo situatë të ndryshojë lypsen politika zhvillimi që krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe të ardhura të mira.
Shqipërisë po i ikën rinia që ka dijet, energjinë, vrullin për ndryshim. Si mund të ndalet ikja e rinisë?
Po, e drejtë. Shqipërisë po i ikën truri, po i ikin përvoja dhe kualifikime të nivelit të lartë. Por kjo dukuri nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Pasojat bëhen edhe më të rënda nga kombinimi i ikjes me rënien e numrit të lindjeve. Gjithsesi, nëse zhvillimi ekonomiko - social në Shqipëri ndodh në drejtimin e duhur, ai mund të ndalojë rininë të emigrojë. Industria e Turizmit ofron mundësi për rininë, jo domosdoshmërisht për ata që kanë kualifikime të nivelit të lartë si doktorë, juristë etj, por për ata që kanë kualifikime të nivelit të mesëm, po kështu manifaktura, sektori bankar, financiar, menaxhimi, arsimi i lartë. Por duhet ngritur një sistem meritokracie transparence në emërime, që mungon në Shqipëri, duhen përmirësuar standartet e rekrutimit në tregun e punës. Shqipëria ka burime për t' u zhvilluar nëse ato përdoren si duhet.
A e favorizon situata në Europë dhe në botë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar, pra kalimin nga emigracioni potencial në atë real, nga dëshira tek realizimi i saj ?
Po, e favorizon. Nëse shohim skenarin global të emigracionit, shumë vende kërkojnë emigrantë me përvoja profesionale. Kanadaja, Australia etj kanë politika emigrimi që tërheqin njerëzit me përvoja të nivelit të lartë në disa sektorë të ekonomisë. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, që kanë nivel të lartë njohurish, gjejnë punë në këto vende. Shqipëria humbet rininë e saj të kualifikuar, për të cilën ajo ka investuar vite të tëra, e cila kur ikënkontribuon jo për vendin e saj, por për vendet ku emigron. Kjo është rrjedhja klasike e trurit, që mund të ndalojë.
Prof. Russel King, në Shkollën për Studime Globale, në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe është Drejtor i Qendrës Sussex për Kërkime mbi emigracionin, e njohur në të gjithë botën.
78% e mjekëve pohojnë se mund të largohen nga Shqipëria; 40% e tyre kanë gradë shkencore
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38