Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Shqipëria e së ardhmes’ që sheh Yuri Kim (me personazhe dhe histori të së shkuarës)
Alfred Lela
Ambasadorja amerikane ka huazuar nga teknikat e të folurit publik, në një dalje mbrëmë para medias, pasi ka lënë tryezën e bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, bisedimet për të cilën janë zhvendosur në rezidencën e saj në kodrat e buta poshtë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit. E qeshur, e sigurt, duke rrezatuar konfidencë ‘amerikane’, zonjës Kim nuk i kanë mjaftuar fjalët, por ka punësuar edhe gjestikulacionin, duke ngritur duart, duke kthyer kokën, duke krijuar pauza mes frazave, për të theksuar rëndësinë e atyre që po thoshte.
Ato që tha, ndër të tjera, digjnin te llampa e së sotmes një flutur të së ardhmes, një shpresë, një dritë se Shqipëria do të dalë prej ciklit të krizave. Bëjeni për Shqipërinë e së ardhmes, kumboi mesazhi i ritheksuar i ambasadores amerikane në Tiranë për ‘Luli Bashën’.
Ndërkohë që tingëllon dashamirëse dhe shpresëdhënëse, kjo frazë është po aq patetike. Ndërkohë që është një figurë e komunikimit, ajo bart edhe një dozë bullshit-i paternalist. Ndërkohë që projekton skicën flu të së ardhmes, ajo nuk sheh fare nga e shkuara dhe e tashmja.
Ambasadoren Kim, si ndoshta shumicën e të huajve në Tiranë, i kap ‘sindroma e vitit zero’, kur zbresin në këtë cep të kontinentit të vjetër, që është Lindje dhe Perëndim, Europë dhe Afrikë. Duke kujtuar se me mandatin e tyre fillon edhe historia jonë politike, ata ngrenë një aurë skizofrenie rreth marrëveshjeve që vetë negociojnë apo menaxhojnë.
Sa më takon, më vjen me qeshë me ecejaket e ambasadorëve, kryetarëve të partive politike dhe të dërguarve të tyre në tryezën e Këshillit politik. Qeshem kur duhej të qaja, sepse janë skena që i kam parë që në fillim të tranzicionit, kur isha fëmijë dhe kuptoja pak e argëtohesha shumë me hapjen dhe me mundësinë që demokracia i kish dhënë dialogut, konflikteve, pakteve dhe rikthimeve. Siç themi ne shqiptarët, më pas këto gjëra ‘u bënë bozë’. Apo, siç ka thënë dikush më i mençur se ne shqiptarët, historia nis si tragjedi dhe përfundon si farsë.
Serioziteti tragjik i ‘96-‘97 –ës në negociatat politike, për shembull, është zëvendësuar nga grimasat qesharake të 2015, 2017, 2020. U bë e sata herë që kemi dëgjuar për marrëveshje historike, për të kuptuar vetëm muaj më pas se, në fakt, kishin qenë ahistorike apo antihistorike. Vlaga që frymëzojnë paktet politike këtu te ne nuk janë përkthyer asnjëherë në platforma serioze kombëtare. Kjo edhe për faktin se ndërkombëtarët janë ngutur për të hekurosur palat e fundit të një krize më shumë se për të vendosur shinat e së ardhmes.
Në këtë kuptim, edhe nëse zonja Kim është e sinqertë në projeksionin e ardhmërisë së kësaj marrëveshjeje, ajo është e pastërvitur në nënkuptimet dhe implikimet e saj.
Për më shumë, trajtimi i një firme në një pakt për reformë zgjedhore si të ishte marrëveshja e Jaltës me fuqive të mëdha aleate, është teatrale, por jo reale. Për të shmangur këtë zonjës Kim i duhet një vizitë në Varrezën e Marrëveshjve të Dështuara, e cila nuk ndodhet poshtë atyre të Dëshmorëve të Kombit, por ka bërë që të bien ‘dëshmorë’ në këtë vend me mijëra shpresa dhe iluzione.
Nuk ka të ardhme te Po-ja ose Jo-ja e Bashës, dhe mendoj se topi i tij politik nuk e meriton apo nuk e duron mbushjen me predha të këtij kalibri, ndezja e të cilave, me gjasë, do të shpërthente mbi Shqipëri Big Bangun e një jete të re. E shumta, brenda përgjigjes së shefit të PD gjendet një nënstacion i ardhshëm i krizës, në kabinën e të cilit, sapo të bjerë masë, do të turret sërish zonja Kim me kolegë të tjerë.
Për një arsye të thjeshtë: zgjedhjet në këtë vend nuk i prish opozita, edhe kur ajo bojkoton dhe nuk merr pjesë. Merrni po deshët edhe shembullin e largët në kohë të zgjedhjeve lokale të vitit 1996, kur opozita socialiste e kohës u tërhoq në orët finale. Apo edhe zgjedhjet e qershorit të vitit të shkuar, ku opozita nuk mori pjesë dhe qeveria, me 10 përqind pjesëmarrje, e vetme kundër vetes, nuk arriti t’i numëronte, t’i menaxhonte dhe t’i shpallte në kohë.
Kjo do të thotë se, në tryezën e Këshillit Politik nuk po negociohet vetëm kjo marrëveshje e radhës, por edhe historia e dy palëve në të.
Dhe historia, zonja Kim, është e shkuar, jo e ardhme. Ajo mund të bëhet e tillë, por duke nxjerrë mësimet përkatëse.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38