Flash News

KRYESORE

"Shqipëria e treta nga fundi me shtetet afrikane", Spahia ironizon Ramën: Urime, medalje bronzi për numër testimesh

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, ka publikuar shifrat e testimeve për COVID-19 të Shqipërisë, ku vendi ynë renditet mes vendeve të Afrikës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spahiu ka ironizuar kryeministrin Rama, teksa shprehet se pas 7 vitesh, Shqipëria bëri një hap galopant në shëndetësi dhe për këtë meriton një medalje bronzi.

Sipas ish-deputetit, Shqipëria ka 82 mijë e 799 teste të kryera, teksa vihet re se më shumë kanë edhe shtetet afrikane , si Togo dhe Angola.

Statusi i plotë:

Pas 7 vitesh, Shqipëria bëri një hap galopant ne shendetesi! Në podium, pas Togos dhe Angolës, e treta nga fundi në botë me medalje bronzi për numër testimesh!

Urime zoti Kryeministër!

Të fundit