Flash News

KRYESORE

“Shqipëria ecën drejt SHBA dhe BE, kryeministri drejt Rusisë dhe Kinës”,- komenti i Vasilit për vizitën e Ramës në Bruksel

“Shqipëria ecën drejt SHBA dhe BE, kryeministri drejt

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar në lidhje më vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel. Vasili shprehet se Rama bën interesantin dhe injorantin nëpër Evropën politike.

Ndër të tjera Vasili shprehet se kryeministri po e drejton Shqipërinë dhe drejt Rusisë dhe Kinës.

“Shkollëpaku  që me demek i jep mend Evropës mijëvjeçare, do që të bëjë shtetin e trafikantëve,kriminelëve dhe aventurierëve.”- shprehet Vasili.

Statusi i plotë:

Shqiperia ecen vetem drejt SHBA dhe BE, kryeministri le te eci drejt Rusise, Kines etj....

Kryeministri i inkriminuar ben interesantin dhe injorantin neper Europen politike. Europa ka pare plot sharlatane politike ndaj e degjon me indiference dhe percmim kete kultivues te rendomte droge.

Shqiperia dhe shqiptaret perjetesisht ka qene orientuar vetem drejt perendimit, pra drejt SHBA-ve dhe BE-se. Edhe ata politikane qe kane dashur ta orientojne ndryshe Shqiperine kujtohen me percmim dhe shqiptaret kane imponuar nje vullnet te tille vetem e vetem perendimor. Po keshtu shohin me percmim e neveri kete histerine e kryeministrit, qe SHBA dhe Europes i tregon Rusine,Kinen etj etj.....

Kryeministri i paafte dhe antishqiptar, qe drejton vendin nuk e duron dot shtetin ligjor, qe amerikanet dhe europianet duan ne Shqiperi,sepse ky shtet eshte kunder droges,krimit,korrupsionit dhe koncesioneve.

Ndersa ky shkollepaku qe medemek i jep mend europes mijevjecare, do qe te beje shtetin e trafikanteve,krimineleve dhe aventuriereve.

Eshte i humbur,do te ike dhe do ta qeshin edhe si mendjehumbur qe eshte.

Të fundit