Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një bisedë me poeten Ardita Jatru.
Ajo jeton në Selanik dhe është autore e disa librave me poezi.
Jatru flet për mallin dhe moskuptimet me atdheun e saj.
Thekson përveç të tjerash se vetëm arti ka forcën të të shpjerë në dimensione të pashpjegueshme, ku jo të gjithë e kanë shkelur.
Bisedoi: Arlinda Guma
-Në mendësinë e disa shqiptarëve “me namuz”, ekziston një paragjykim fiks se gratë që merren me art (letërsi) janë “të lehta”. Çfarë është më indinjuese në gjithë këtë, është pikërisht fakti se ky paragjykim ekziston edhe në mendësinë e disa shkrimtarëve shqiptarë “burra zamani”. Dhe e gjithë kjo më sjell ndër mend një skenë nga filmi shqiptar “Mesonjëtorja”; ata turqit që i shkonin pas personazhit të mësueses, luajtur nga Roza Anagnosti, duke bërtitur në kor: “Shumë e bukur zonjëza! E keni ndjerë këtë edhe ju, ato pak herë që vini në Shqipëri? A jeni shkurajuar ndonjëherë deri në atë pikë kur i keni bërtitur vetes: - Përse duhet të ekspozoj pjesën time me brishtë përpara këtyre “kanibalëve”?
Në Shqipëri ekziston në përgjithësi paragjykimi për dinamikën e gruas, sepse jetojmë ende në një shoqëri me mentalitet patriarkal ku ekzistenca e gruas është thjesht një “urdhër”, atëherë pse duhet të përjashtohen gratë që merren me letërsi nga kjo mendësi? Çdo ditë shohim e dëgjojmë e të vjen të vesh ulërimën. Dhe pyes veten pa marrë përgjigje: a jemi një shoqëri e sëmurë psiqikisht nga traumat e sistemeve e s’po dimë të dalim nga ky kaos mendor, apo thellë ndërgjegjes sonë është adoptuar-rrënjosur kultura patriarkale-anadollake dhe nuk dimë të dallojmë ndryshimin; meqënëse përmende filmin “Mësonjëtorja”, a ka ndryshuar gjë prej asaj kohe? Unë mendoj që po kthehemi prapa, shumë prapa. Sigurisht që ka raste sporadike që nuk përbëjnë sinjalet e një “revolucioni”, por çdo ditë e më shumë, e kjo gjë më lëndon ndërgjegjen, “ky vend ka vdekur prej kohësh”. Mendoj që ky varg nga një poezi e imja, mund të përcaktojë ndjesinë time. “Kanibalët” nuk i kam më frikë. Vetëm kafshën kam frikë, ndaj respektoj instinktet e saj. Por kanibalët nuk respektojnë asgjë, as natyrën, as kafshën, as llojin e tij.
Jam në një fazë të jetës që po luftoj frikërat e mia, e nga kjo vjen guximi. Nuk kam më frikë të shfaqem e vërtetë. Ky është qëllimi im dhe pse të kushton me distancimin dhe shkëputjen nga njerëzit, gjë të cilën unë e konsideroj rritje brenda teje.
Unë vij rrallë në Shqipëri, por nuk është nevoja të shkurajohem duke qënë prezente atje për të krijuar një profil. Unë e njoh popullin tim, të mirat e të këqijat. Për t’m’u prerë krahët, mjafton e përditshmja që lexoj. Nuk ka shkurajim më të madh se të thuash: vendi im nuk është gati ende për mua.
-Kush ishte zonja Mina që çmendi Antonin dhe që për pak e bëri atë të vriste veten? Kur kam lexuar këtë poezi tuajën, kam ndërtuar një film të tërë në kokën time, vetëm me atë skenë...
Është e gjitha një miniskenar midis reales dhe trillit. Në fakt dhe unë jam habitur me veten kur e lexoja poezinë më pas. Shpesh më ndodh të habitem me veten, ndoshta e nënvlerësoj. Antony është personazh real, po ashtu dhe znj. Mina, por që s’kanë lidhje fare si personazhe, nuk e njohin njëri-tjetrin. Jetojnë në dy pika të ndryshme të planetit. E unë i bashkova në imagjinatën time teksa dëgjoja një natë Antony-n duke kënduar, sikur jepte shpirt, sikur rrëfehej, sikur kërkonte të vetëvritej teksa këndonte dhe ishte e pamundur të mos krijoje një skenë të dytë. Një gjendje e hatashme. Kaq fuqishëm e përjetova atë interpretim dhe rezultati: një poezi, siç unë e pashë. Vetëm arti ka forcën të të shpjerë në dimensione të pashpjegueshme, ku jo të gjithë e kanë shkelur. Dhe udhëtimet duan talent. Por më vjen mirë që dhe ti ke krijuar një skenë të tretë, një lexues tjetër një skenë të katërt, e kështu me rradhë, skena pafund nga këndvështrime të ndryshme. Kjo është magjia e poezisë, mendoj, artit në përgjithësi.
-Diku në lajme kam dëgjuar diçka interesante mbi një propozim të Kryeminsitrit Grek Tsipras, që çdo pajisje teknologjike, kompjuter apo celular, të taksohej me një shumë të caktuar, dhe të ardhurat që do të vileshin nga kjo taksë, të shkonin për financimin e artit.
Si ju është dukur juve kjo nismë nëse e keni dëgjuar? Vërtet është kaq dashamirës Tsipras ndaj artit? Apo thjesht çështje populizmi?
Nuk e kam dëgjuar këtë lajm dhe nuk e di nëse është vënë në realitet, por arti në Greqi dhe pse në krizë gjithëpërfshirëse, mundohet të mbijetojë. Arti është gjallë në Greqi, megjithë luhatjet ekonomike, por dëshira për të krijuar gjen vatër mbështetjeje për financim.
Edhe sikur çështje populizmi të jetë nga ana e Tsipras, se fundja politika është e tillë dhe në kohëra fushatash premtohen shumë, por duke njohur temperamentin dhe shpirtin vendas pse mos të jetë dashamirës dhe ai? Grekët e kanë artin mënyrë jetese, është arti i tyre të jetuarit.
-A keni votuar për Tsipras? Ç’mendim kanë për të elitat greke? Po populli i thjeshtë? Po emigrantët shqiptarë? Mendoni se Greqia, edhe për shumë kohë do të mbetet e majtë?
Unë nuk merrem me politikë. Edhe lajmet i shoh e dëgjoj përciptas sa për të thënë që jam një qenie e gjallë e këtij planeti dhe si e tillë duhet të njoh realitetin. Nuk kam votuar sepse nuk e kam ende të drejtën e votës, por nëse do ta kisha, atë moment kritik do ta votoja. Nuk kishte rëndësi se kujt partie politike i takonte, nuk më interesojnë partitë, unë votoj për individin. Këtu votuesi ka tjetër mendësi (gjithnjë përmend mendimin tim personal si qytetare e thjeshtë). Dhe te Tsipras pashë, siç pa dhe gjysma e popullsisë, njeriun vizionar. Por opinioni ndryshoi përgjatë kohës, profili i tij si politikan u ngushtua, u kritikua shumë nga gazetarë dhe politikanë të kahut të kundërt. Ende vazhdon kjo klimë. Masa të rrepta, taksat shtrënguese, e kanë vështirësuar jetën e përditshme të çdo qytetari. Edhe shqiptari nuk bën përjashtim si pjesë e kësaj shoqërie dhe kthimet në atdhe e tregojnë qartë situatën. Dhe nuk jam ende në gjendje të përcaktoj se për sa kohë do mbetet e majtë, përderisa njerëzit kanë njohur realitetin.
-Si lind një poezi tek ju? E mbani gjatë në mendje tharmin e saj, përpara se ta hidhni në letër? A ka patur raste kur ky tharm është trembur dhe ka refuzuar të zbresë në letër?
Si mendim. Më gërryen kokën, më shpërqëndron se vetëm aty më rreh truri, si çekiç. Nëse më jepet mundësia ta shkruaj atë çast, jam fatlume, ndryshe dënohem me harresë. Harroj shumë dhe ky përbën një problem të madh tek unë dhe duke ja njohur vetes mirë këtë hata, unë as nuk organizohem. Refuzoj t’i dorëzohem harresës, pa disiplinë, me kokëfortësi. Të dalë ku të dalë, të paktën nuk i kam çmendur të tjerët akoma.
-Ju jetoni prej shumë vitesh në qytetin e Selanikut. A ka patur herë kur ky qytet ju është dukur i jashtëzakonshëm dhe herë të tjera kur keni ndjerë se është duke ju marrë frymën? Mund të na i përshkruani ato herë?
Po ç’të të përshkruaj, sa herë çmendem e sa herë dashurohem?
Mendoj se çdo përjetim është gjendje shpirtërore. Ka patur shumë raste që më është dukur dashuri, e kam ndjerë të tillë në frymëmarrje, në puls. Kam 27 vjet lidhje me këtë qytet e nuk është pak. Thellohen gjërat në kaq vite lidhje. Bëhen më të përshpirtshme.
Ka patur dhe raste që kam dashur të zhdukem, në fakt unë shpesh kam tendenca ikjeje. Por nuk ma ka fajin qyteti ku jetoj, unë mund të rroja dhe në mal. Shpesh janë njerëzit ata që ma marrin frymën. Dhe sa më shumë që po më rëndojnë vitet, shtoj shëtitjet në natyrë dhe pakësoj kontaktet me njerëzit.
-Ka jetë artistike qyteti i Selanikut? A jeni pjesë e ndonjë klubi arti?
Nëse këtë qytet do ta përkufizonit me një ngjyrë, cila ngjyrë do të ishte?
Sigurisht që ka. Gëlon qyteti nga aktivitetet. Vetëm kohë e dëshirë të duhet, dhe ekonomikisht janë të përballueshme.
Isha dikur pjesë e shoqatës së krijuesve grekë, pastaj e një komune fotografësh (hobi im i dytë), por nuk jam më. Ndoshta nuk jam e prerë dhe e qepur për shoqatat. Kemi dhe një klubin tonë të krijuesve emigrantë “Dega e blertë”, që rrallëherë takohemi, të paktën unë. Nuk kemi një fole tonën, takohemi në kafene.
Si mund ta përkufizoja me një ngjyrë Selanikun? Është si të më thuash, vendosi një titull poezisë në fjalë. Gjëja ime më e vështirë dhe e fundit që mendoj kur shkruaj, në fakt s’e mendoj asnjëherë titullin. 90% të rasteve u vë vargun e parë. Por të mos tregohem kaq e rëndomtë, po them e kuqe. Mendoj se e kuqja përfaqëson adrenalinën, energjinë pozitive me të gjitha ndjesitë brenda. Nuk e di se ç’ngjyrë do të të them në një tjetër rast. Ngjyra është shpirti dhe shpirti ndërron ngjyrë sipas gjendjes emocionale.
- A ndiheni ndonjëherë se Shqipëria “nuk ju do”. Nëse po, si i zgjidhni moskuptimet me të? Çfarë ju mungon me tepër prej Shqipërisë?
Ndihem, çdo ditë. Jo nga Shqipëria, por nga shqiptarët. Nuk është nevoja të pyes, ata të flasin vetë, ankohen, lëndohen, pikëllohen, vriten, ikin. Dhe unë pjesë e kësaj mosdashurie jam, kemi humbur pikat e orientimit. Mënyra e vetme për të zgjidhur moskuptimet, është poezia. Dhe prapë s’e di a kam gjetur një pikë të përbashkët paqeje. Rrugë tjetër s’kam. Fundja kaq më është dhënë e kaq bëj. Nuk jam as gjysëmperëndi dhe as perëndia vetë dhe pse në shumë raste kam dashur të isha, por zgjidhja më e mundshme për një moskuptim, përtej poezisë si shaka, është justifikimi. Por dhe kjo e fundit ka nisur të mos ketë më efekt tek unë. U lodha.
Më mungojnë dy gjëra, nëna ime dhe 18 vitet që u rrita atje me gjithë ç’përfshihen brenda. Nënën e kam gjallë. Vitet sa vjen e i mbulon një mjegull, por më ka shpëtuar poezia që deri diku i mban gjallë ca gjëra, duke rrënuar thellë unit tim dhe veç rrëfen kur t’i teket.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38