Flash News

KRYESORE

“Shqipëria është në krye të vendeve ku Lëvizja është më e organizuar”, ambasadori turk: Hapa konkret kundër Gylen në një kohë të shkurtër

“Shqipëria është në krye të vendeve ku

Turqia ka ripërsëritur kërkesën ndaj Qeverisë shqiptare për të goditur në një kohë sa më të shkurtër strukturat e Lëvizjes Gylen që veprojnë në vendin tonë dhe që për Ankaranë është organizatë terroriste.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk në një deklaratë për media në prag të përvjetorit të dytë të tentativës së dështuar për grusht shteti, theksoi se “Shqipëria është në krye të vendeve ku ‘FETO’ (Lëvizja Gylen) është më e organizuar në Ballkan dhe disa institucione arsimore, shëndetësore dhe tregtare si dhe organizime fetare dhe organizata të shoqërisë civile janë të infektuara nga virusi i ‘FETO’-s (Gylen).”

Qeveria Shqiptare ka kuptuar gjithçka, deklaron Yoruk, ne besojmë se do të hidhen hapat e nevojshëm për pastrimin e ‘FETO’-s nga territori shqiptar.

“Ne presim që këto hapa konkretë të hidhen brenda një kohe sa më të shkurtër", ka theksuar ambasadori.

"Ne e dimë se organizata djallëzore FETO që kryesisht vepron nën maskën arsimore, krahas zgjatimeve të saj në institucionet arsimore dhe shëndetësore edhe në Shqipëri, është e pranishme edhe me zgjatime të tjera të pista. Ne nuk dëshirojmë që miqtë dhe vëllezërit tanë të kenë përvojën e atyre ngjarjeve që jetuam ne më 15 Korrik. Askush në Shqipëri të mos jetë tolerant ndaj institucioneve dhe individëve të lidhur me FETO-n, t’u qëndrojë sa më larg atyre dhe që familjet të mos i dërgojnë fëmijët në shkollat e FETO-s. Dëshiroj të nënvizoj se ky rrjet tradhtar në një ditë të caktuar nuk do të ngurrojë të dëmtojë Shqipërinë”, ka deklaruar ambasadori i Turqisë në vendin tonë.

Murat Ahmet Yoruk kërkon që shkollat e Lëvizjes Gylen në Shqipëri të mos konsiderohen më si “shkolla turke”, pasi atje ndalohet të ngrihet edhe flamuri i Turqisë.

Të fundit