Flash News

NDËRKOMBËTARE

Shqipëria fiton rekord Guinness, ja çfarë ndodhi sot në Tiranë

Shqipëria fiton rekord Guinness, ja çfarë ndodhi sot në
10.000 nxënës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë mbledhur bashkë për projektin gjigand “Cup Song Albania”, për të thyer rekordin Guinness. Dy mijë e shtatëmbëdhjetë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në Tiranë, u mblodhën tek sheshi Skëndërbej, ku nën një ritëm përformuan me kupa plastike këngën “Cup Song”. Në rrethet e Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Korçës,Elbasanit, u organizuan më shumë se 6000 nxënës. Iniciativa e kompanisë Sirea Film, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, arriti të thyente rekordin Guinness, gjë që iu komunikua organizatorëve dhe pjesmarrësve 30 minuta pas performancës. Gjyqtarja, e deleguara e Guinness, dha lajmin dhe çertifikaten e rekordit. Nëpërmjet performancës të jashtëzakonshme, të rinjtë donin të jepnin mesazhin e paqes dhe shpresës dhe për një bashkëjetesë duke kërkuar nga të gjithë që të mos largohen nga vendlindja, por të mundohen ta bëjnë një vend më të mirë për të jetuar.  

Pamje fantastike te dhuruara nga droni! #guinness #cupsongalbania

A post shared by Sirea Film (@sireafilm) on

Të fundit