Flash News

KRYESORE

Shqipëria goditet nga tërmeti, sot ditë zie kombëtare

Shqipëria goditet nga tërmeti, sot ditë zie kombëtare

Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare.

Vendimin e komunikoi këtë mëngjes në një mbledhje të jashtëzakonshme kryeministri Edi Rama më Këshillin e Ministrave.

Sipas tij, me bilancin e krijuar deri tani me 25 viktima, duhet të ishin tri ditë zie kombëtare, por duke qene se dy ditët pasuese, 28-29 nëntori janë festa të rëndësishme për kombin, duhet të jenë më shumë si ditë solidariteti kombëtar.

“Sot qeveria miraton vendimin për ditën e zisë kombëtare. Kjo ditë duke qenë se pararend dy ditët e festave të Nëntorit, e ka bërë të pamundur të jetë më shumë se 1 ditë zie, do kisha dashur të ishin tre ditë zie. Bilanci i viktimave nuk do të mbetet me kaq sipas gjasave. Dy ditët 28-29 nëntori nuk mund të jenë po ashtu këtë herë ditë me përmbajtje festive, por të shihen si dy ditë solidariteti kombëtar”, tha Rama, ndërkohë vijojnë kërkimet për persona të tjerë nën rrënoja, kryesisht në Durrës dhe Thumanë, si zonat më të prekura nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 6.4.

Një ditë pas tërmetit, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Na u desh reflektim

Të fundit