Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook njoftoi se prej 1 qershorit Shqipëria hap kufijtë tokësorë.
Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria është gati të hapë kufijtë tokësorë, por sqaroi se fillimisht duhet marrë miratimi nga vendet me të cilat kemi lidhje direkte për transport ajror.
Lidhur me sezonin turistik, Rama deklaroi se “plazhet hapen nga 1 qershori për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë”.
“Jemi gati të hapim kufijtë tokësorë, por e dini se duhet të marrim miratim nga vendet që kemi lidhje direkte për transport ajror.
Nëse hapemi ne me vendet e tjera ka mundësi të mos hapen ato me ne. E dini se Shengeni deri në 15 qershor është i mbyllur.
Fakti që disa nuk duan të dinë faktet. E vërteta është e qartë për këto që ka sy e veshë.
Në luftën globale kundër armikut të padukshëm ne kemi bërë një histori suksesi.
Virusi nuk ka ikur është mes nesh. Duke nisur nga 1 qershori do hapim kufijtë me fqinjët për të gjithë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për kujdes.
Por ende jo plazhet. Kam marrë të shara me libër shtëpie dje nga disa plazhistë në Ksamil. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes.
Këtë javë mbyllim sistemin e administrimit të plazheve. Nga 1 qershori do hapen plazhet vetëm për hotelet, më pas në 10 qershor për të gjithë”, tha Rama.