All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shqipëria i vjen në ndihmë Italisë me 30 mjekë e infermierë, vendimi në Fletoren Zyrtare

All - Paragraf - 1

Shqipëria do t’i vijë në ndihmë Italisë, e cila është gjunjëzuar tashmë në luftën ndaj Covid-19.

All - Paragraf - 3

Shteti shqiptar ka vendosur të dërgojë 30 mjekë dhe infermierë, për t’u ardhur në ndihmë personelit mjekësor në Bergamo, zona më e prekur nga virusi.

Vendimi është marrë një ditë më parë dhe sot janë zbardhur detajet pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas këtij vendimi, mjekët do të paguhen 3 mijë euro në muaj dhe 2500 euro infermierët, shumë që do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 10 mjekë dhe 20 infermierë, pas një marrëveshje të arritur më herët mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio.

Vendimi:

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës,  të pikës   3,   të   nenit   35,   të   ligjit   nr.10107,   datë 30.3.2009,  “Për  kujdesin  shëndetësor  në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e  45,  të  ligjit  nr.9936,  datë  26.6.2008,  “Për menaxhimin  e  sistemit  buxhetor  në  Republikën  e Shqipërisë”, të ndryshuar,  dhe të ligjit nr.88/2019, “Për  buxhetin  e  vitit  2020”,  me  propozimin  e ministrit  të  Shëndetësisë  dhe  Mbrojtjes  Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë,  në  kushtet  e  pandemisë  së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë. 2. Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që do të  ofrojnë  shërbim  shëndetësor  sipas  pikës  1,  të këtij  vendimi,  do  të  jetë  në  vlerën  3  000  (tre  mijë) euro  në  muaj  për  mjekët  dhe  2500  (dy  mijë  e pesëqind) euro në muaj për infermierët.
  2. Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekësh për shpërblimin  e  personelit  shëndetësor, mjekë   dhe   infermierë,   sipas   pikës   2,   të   këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.
  3. Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale të bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.
  4. Ministria e   Shëndetësisë   dhe   Mbrojtjës Sociale    dhe    Ministria    e    Infrastrukturës    dhe Energjisë  të  marrin  të  gjitha  masat  për  të  siguruar transportin  e  personelit  shëndetësor,  mjekë  dhe infermierë, drejt Italisë.
  5. Ngarkohen Ministria   e   Shëndetësisë   dhe Mbrojtjes  Sociale,  Ministria  e  Infrastrukturës  dhe Energjisë    dhe    Ministria    e    Financave    dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Të fundit