Flash News

KRYESORE

“Shqipëria ka mbetur te qeset”, përgjigjet Rama: Po tallen në emër të të varfërve, ata që marrin ushqime na falenderojnë

“Shqipëria ka mbetur te qeset”, përgjigjet Rama: Po tallen

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të opozitës se qeveria po shpërndan qese me ushqime për banorët gjatë pandemisë për të bërë propagandë.

Rama tha se mënyra se si flitet për shpërndarjen e ndihmave është e neveritshme. Duke marrë shembull Italinë, kryeministri tha se qeveria po shpërndan tollona me ushqime.

Ai theksoi se akuzat janë tallje në emër të të varfërve, duke theksuar se nga ana e tyre të varfërit janë falenderues.

Unë dëgjoj nga të katër anët e lexoj se flitet për vendet që po hedhin miliarda edhe për Shqipërinë që ka mbetur tek qeset. Flitet në një mënyrë që është e neveritshme. Për qeset flasin ata që hanë e pinë, e rrinë s’bëjnë asnjë në shtëpi po vjedhin. Ata që i marrin ato qese janë falenderues e mirëkuptues. Janë më pak në hall, ata të cilët i bëjnë llogaritë pa harxhim fare. E dini që në Itali po shpërndahen tollona me ushqime?

Shqipëria ka vënë në mbështetje të njërëzve në nevojë 4 përqind të prodhimit kombëtar. Unë fola për ata që hanë e pinë, e përbuzin e tallen në emër të të varfërve”, tha Rama.

Të fundit