Flash News

KRYESORE

“Shqipëria kamp për 600 mijë refugjatë, broçkull e re kozmike”, Bushati dhe Balla fokusohen vetëm te shifra e lartë

“Shqipëria kamp për 600 mijë refugjatë,

Shqipëria, një pikë e re vendqëndrimi për refugjatët që vijnë nga lindja, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Ky është debati që ka përfshirë së fundmi drejtuesit e politikës shqiptare, pikërisht pak ditë pas vendimit të Samitit për çeljen ose jo të negociatave më 28 qershor.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Sarandë ku zhvilloi një dëgjesë publike me minoritetin grek dhe para atyre e cilësoi një ‘broçkull të re kozmike’ pranimin e 600 mijë refugjatëve në Shqipëri dhe ngritjen e një kampi për një numër të tillë.

“600 mijë ushtarë të ISIS në Shqipëri është një broçkull e re kozmike. Nuk bëhemi pikë grumbullimi e ushtarëve të ISIS. Opozita ngriti një tymnajë të re për kushtet e pranimit në BE, por ne do bëhemi pjesë e saj atëherë kur të jemi gati. Nëse një i çmendur nga Europa do pranojë të deklarojë një gjë të tillë, shqiptarët duhet të buzëqeshin me keqardhje dhe të t’i çojnë një psikolog”, u shpreh kryeministri.

Por, një debat i tillë “vlon” prej ditësh dhe drejtues të lartë të qeverisë së tij kanë patur një qëndrim të dyzuar për këtë çështje. Ashtu si Rama, edhe Ditmir Bushati me Taulant Ballën mohojnë shifrën 600 mijë, por refuzojnë të përgjigjen nëse do të pranojnë një numër më të vogël refugjatësh, që ndoshta mund të jenë 50, 100 apo 200 mijë.

Qëndrimi i Taulant Ballës

Jo më larg se dje, ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke thënë se Shqipëria s’ka kapacitete për një numër të tillë, por mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi dhe mban përgjegjësitë e veta për aq sa i takon”.

“Ajo që dua të sqaroj se nuk ka asnjë plan asnjë negociata, as bisedë me këtë çështje. Ka vetëm rikthim të shqetësimit për një kanal të ri që lidh Europën juglindore me Europën qendrorë të rrugës që vijnë me konflikte. Shqipëria as nuk ka negociuar dhe s’ka as kapacitete për të strehuar numra të tillë. Një vend si Shqipëria që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi duhet të mbajë përgjegjësinë e veta për aq sa i takojnë këllqet. Shqipëria do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takon”, tha Balla.

Qëndrimi i Ditmir Bushatit

Po ashtu, disa ditë më parë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zbuloi qëndrimin e tij për këtë debat.

Bushati theksoi se Shqipëria nuk është përfshirë në këtë plan, por vendi ynë është i gatshëm të përballet me këtë fenomen në këmbim të ndihmës që do të vijë nga shtetet e BE-së. Ministri nuk sqaroi se deri në çfarë pike mund të arrijë kontributi jonë për këtë çështje.

“Nuk ka një plan të tillë sa i përket Shqipërisë. Por nga ana tjetër duhet të pranojmë faktin se shifrat janë dyfishuar në raport me 2017-ën, sa i përket shtetasve që vijnë nga Lindja e Mesme, që lënë kampet e Greqisë dhe kapen në kufirin tonë dhe krijojnë një vështirësi për menaxhimin nga autoritetet. Kjo ka shkaktuar zgjimin e vëmendjes sa i përket krijimit të një rruge të re drejt Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë për të përfunduar në Evropën Perëndimore. Jemi në diskutim me qeveritë e shteteve që preken nga ky fenomen. Në korrik do të ketë një takim të ministrave të Jashtëm të shteteve që preken nga fenomeni. Shqipëria është gatshme të përballet me këtë fenomen në këmbim të ndihmës që vjen nga shtetet e BE-së”, tha Bushati.

Të fundit