Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria kërkon negociatat, shefi i policisë gjermane: Të krijohet ekip europian i hetuesve për të luftuar krimin shqiptar në BE; janë “shtet maskarenjsh”
Në një kohë kur Shqipëria po pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, shefi i kriminalistikës në qytetin gjerman, Lorrach, Valentin Persicke bën thirrje për krijimin e një ekipi europian me hetues për të luftuar krimin shqiptar në Bashkimin Europian.Stern
Në reportazhin re revistës gjermane, ‘Stern’, Persicke, i cili është pranë daljes në pension, e konsideron të dështuar karrierën e gjatë në polici, për shkak se në landin e tij komandon mafia shqiptare. Ai hedh akuza edhe ndaj zyrtarëve në Shqipëri, ndërkohë që vendin tonë e quan një “shtet maskarenjsh”, pasi ndihma për kolegët në Gjermani mungon.
Polici gjerman thekson se klanet shqiptare janë të vështira për t’u thyer për shkak se veprojnë ndryshe nga turqit dhe rusët. Anëtarët e klaneve nuk pendohen dhe nuk pranojnë të bashkëpunojnë me autoritetet kur arrestohen.
Reportazhi i ‘Stern’ është një goditje e fuqishme për Tiranën, në një moment kritik të procesit integrues. Pasi u mësua se Holanda është gatshme të tolerojë krimin dhe emigracionin shqiptar vetëm nëse qeveria shqiptare i dorëzon rrjetin e gazit të TAP, nga shteti më i fuqishëm i BE-së, Gjermania, vjen kërkesa për një ‘grup europian hetuesish’ kundër mafies shqiptare.
Pjesë nga artikulli:
Valentin Persicke përkulet duke sharë mbi një hartë të Europës në një zyrë paksa të zbrazur. Persicke, 61-vjeçar, është shef i Policisë Kriminalistike në Lörrach dhe kur flitet për shqiptarët mustaku i tij i bardhë llon të dridhet kërcënueshëm.
Persickes nuk i intereson aq se ç’po ngjet në oborr, atje po ngrihet një tendë ku do të mbahet një pritje për daljen e tij në pension. Por në ditën e fundit të karrierës Persicke shikon me hidhërim nga dritarja dhe thotë: «Kur i shikoj gjërat mund të them se jam i dështuar».
Qarku i Lörrach-ut është një idil, i rrethuar me vreshta, prej të cilave ke një pamje të mrekullueshme në drejtim të Alpeve të Zvicrës. Ky rajon është i famshëm për çokollatën Milka. Dhe për drogën. Në zemër të zonës së përgjegjësisë të Persickes gjendet njëri prej vendeve më të rëndësishme për shpërndarjen e drogës në tregtinë europiane: kufiri mes tri vendeve. Këtu, ku kufinjtë shtetërorë shkrihen në një rajon metropolitan, kalon një pjesë e madhe e mallit të kontrabanduar, i cili pastaj e gjen rrugën në qytetet e mëdha të Europës Perëndimore. Drogat vijnë nga skajet më të ndryshme të botës. Kokaina kontrabandohet kryesisht përmes rrugës detare nga Amerika jugore në Europë, e fshehur në kontejnerë ajo përfundon në portet e mëdha. Heroina arrin në Europë përmes rrugës tokësore, nga Afganistani përmes Turqisë dhe pastaj para së gjithash përmes linjës së Ballkanit në drejtim të Perëndimit. Te hetuesi Persicke gjendet një nga nyjat për mallin, i cili nga jugu i Europës duhet të transportohet në veri.
«Për këtë arsye shqiptarët janë këtu, për ta kjo është parajsa», thotë Persicke. Para disa vitesh ai ka qenë i involvuar në njërin prej aksioneve më të mëdha kundër krimit shqiptar të drogës. Të përkrahur nga Europoli policët nga Franca, Gjermania dhe Zvicra zhvilluan hetime gjatë një viti kundër një karteli të madh shqiptar të drogës, i cili operonte nga Lörrach-u. Ata përgjuan telefona mobilë, angazhuan informatorë dhe vëzhguan shqiptarë, pandërprerë. Në fund 450 zyrtarë bastisën restorante, kafene dhe banesa në tri vende dhe realizuan 100 fletarreste – madje edhe njësia speciale SEK ishte aktive.
Por katër javë më vonë gjithçka ishte si më parë. «Kjo nuk u bëri fare përshtypje shefave të klaneve në Shqipëri, ata thjeshtë dërguan njerëz të rinj», thotë Persicke.
Kjo është ajo risia që Persicken e bën të tërbohet në fund të karrierës së tij: ai përballet me një kundërshtar, i cili s’mund të mposhtet më me mjete normale të policisë. Është si në një sagë që Persicke ia lexon nipit të tij: nëse kreut të përbindëshave ia këput kokën, një kokë e re rritet.
E vetmja gjë që do të ndihmonte kundër shqiptarëve, sipas mendimit të Persicke, do të ishte një ekip europian i hetuesve, i cili pandërprerë dhe së bashku vepron kundër shqiptarëve. Sepse ata punojnë më profesionalisht se të gjithë ata që i ka parë Persicke në karrierën e tij të gjatë: brutalisht, efektivisht dhe tmerrësisht të heshtur. Në stacionin e policisë në Lörrach thonë: turqit arrin t’i zbulosh për shkak se janë vanitozë, rusët me familje, por shqiptarët, ata lindin pa gojë.
Kësaj duhet shtuar rrjetin efektiv të shqiptarëve në diasporë, i cili i mundëson mafies kontakte në mbarë Europën, në të cilat mafiozët mund të llogarisin deri në vdekje. «Nuk janë grupe të zakonshme njerëzish të dhunshëm, por njësi me organizim brutal dhe hierarki vertikale», thotë Persicke kur pak me vonesë niset për në Friedlingen. Në «fron», siç thonë në Lörrach.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38