Flash News

KRYESORE

Shqipëria kërkon të marrë drejtimin e organizatës së fuqishme botërore; Rama kërkesë Gjermanisë për mbështetje

Shqipëria kërkon të marrë drejtimin e organizatës

Shqipëria do të kërkojë të marrë drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së shkurtër që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Rama kërkoi nga Maas që Berlini të mbështesë Tiranën në këtë iniciativë.

“Me ministrin (Heiko Maas) do të vazhdojmë të bisedojmë dhe unë do të përsëris një kërkesë që ne e kemi bërë për të marrë mbështetjen e qeverisë federale (gjermane) për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-në. Jemi të bindur se kjo do të kontribuonte edhe në funksion të vetë dinamikave të rajonit tonë, të procesit integrues të rajonit”, deklaroi Rama.

Çdo shtet anëtar i OSBE mund të marrë drejtimin e organizatës për një vit kalendarik. Kërkesa e Shqipërisë bëhet për vitin 2020-të sepse këtë vit është Italia në drejtim të OSBE-së, ndërsa për vitin 2019-të është përzgjedhur Sllovakia. Ministri i Jashtëm i shtetit që ka kryesinë drejton takimet dhe mbledhjet e kësaj organizate.

Sa i përket vendeve të rajonit, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Greqia dhe Serbia kanë drejtuar OSBE-në në vitet 2001, 2004, 2005, 2009 dhe 2015.

Të fundit