Flash News

KRYESORE

“Shqipëria, Kolumbia e Europës”, ironizon opozita: ‘The Indipendent’ është kazan, ERTV thotë të vërtetën

“Shqipëria, Kolumbia e Europës”, ironizon opozita:

Reportazhi i ‘The Indipendent’, në të cilin theksohej se Shqipëria është shndërruar në Kolumbinë e Europës ka sjellë regimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlametar të LSI-së, Petrit Vasili.

Për Berishën, faji është i Edi Ramës, që e ka çuar vendin deri në këtë pikë. “Rregjimi i Kakistokracise i Edvinit damkos Shqiperine! Gazeta e famshme britanike “The Indipendent” shkruan: Shqiperia: Kolumbi e Europes. Narkoshtet i vetem ne bote”, shkruan shkurtimisht Berisha.

Vasili ironizon duke thënë se gazetarëve t’iu vijë turp, pasi ERTV-ja thotë të kundërtën e fakteve të publikuara në lajm. “The indipendent thote qe Shqiperia eshte bere Kolumbi. Po si s'u vjen zor ketyre qe e thone kete gje. Se pari : The Indipendent vete eshte kazan. Ta dije mire kete.Se vetem ERTV ne bote nuk eshte kazan dhe thote vetem e vetem te verteten. Se dyti: Po si do fitoje zgjedhjet Edi Rama pa leket e droges pastaj??? Prandaj poshte The Indipendent dhe gjithe mediat kudo qe jane dhe rrofte Shkollepakuuuuu”, deklaron Vasili

Në reportazh, citoheshin edhe deklaratat e një diplomati perëndimor të atashuar në Tiranë, i cili theksonte se nëse vendi anëtarësohet në BE, mafia do humbasë shumë para.

Të fundit