Flash News

KRYESORE

Shqipëria marrëveshje me Italinë/ Shoferët shqiptarë do ta kenë më të thjeshtë udhëtimin me makinë

Shqipëria marrëveshje me Italinë/ Shoferët shqiptarë do

Shoferët shqiptarët të cilët do të qëndrojnë në Itali deri në 3 muaj nuk kanë nevojë që të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit. Lajmi është dhënë nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili e quajti këtë "një lajm shumë të mirë për shqiptarët në Itali".

Në një status në Facebook, ai shkroi se më në fund mbaroi edhe marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019.

"Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.", shkroi Cakaj.

Ai shtoi se Shqipëria ka ndërmarrë të njëjtat përpjekje e hapa edhe me shtete të tjera evropiane.

"Përgjegjësitë e palës shqiptare janë kryer të gjitha me përpikmëri! Për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende. Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombësve tanë nëpër botë", përfundoi Cakaj.

Të fundit