Flash News

KRYESORE

Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën, nuk lejohet as kalimi i mediave për të raportuar protestën

Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën, nuk lejohet as kalimi i mediave

Policia shqiptare ka mbyllur kufirin me Kosovën, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve deri në përfundim të protestës që po zhvillohet pranë tunelit të Kalimashit.

Televizioni kosovar, KohaVision, njofton se ekipi i gazetarëve është ndaluar në kufi me arsyetimin se protesta është e dhunshme dhe se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shqiptare ka dhënë urdhër për ndalimin e të gjitha automjeteve deri në përfundimin e protestës.

Më herët, policia ka ndaluar hyrjen e qytetarëve të Kosovës që kërkonin të merrnin pjesë në protestën e organizuar nga banorët e Kukësit. Këta të fundit kanë arritur të marrin nën kontroll sportelet ku paguhet taksa e ‘Rrugës së Kombit’ dhe u kanë vendosur flakën.

Pas përplasjes në fillim të protestës, policia dhe ekipet e FNSH-së janë tërhequr duke shmangur degradimin e situatës.

Qytetari reagon ashpër në transmetim direkt: Kryeministri na quan popull dele dhe nga krahason me penisin. Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk flet?

Situatë kritike në Kukës, Rama dhe PD zhvendosin fokusin në drejtime të ndryshme 

Të fundit