Flash News

KRYESORE

Shqipëria me TVSH më të lartë për ushqimet në Europë, Blushi: LIBRA do ulë taksën deri në 5%

Kreu i LIBRA-s Bën Blushi tregon përmes një tabele të publikuar në ‘Facebook’ se sa TVSH paguajnë vendet europiane për ushqimet bazë ku vendi ynë renditet në krye të listës me 20%.

Sipas Blushit LIBRA ka vendosur ta ndjekë këtë trend europian duke e reduktuar deri në 5 % TVSH mbi ushqimet bazë si miell, sheqer, qumësht, vaj, etj, taksë e cila sot ndikon direkt në cilësinë e jetës së 1 milion të varfërve dhe pensionistëve si dhe në rritjen e konsumit.

Statusi i Blushit:

LIBRA 5% TVSH PER USHQIMET

Gjithë Europa i tregton më lirë ushqimet bazë për të lehtësuar cmimet për popujt e tyre. Kjo tabelë dëshmon se sa shumë paguajmë për tu ushqyer në krahasim me vendet e tjera për shkak të taksave mbi ushqimin apo tvsh. LIBRA ka vendosur ta ndjekë këtë trend europian duke e reduktuar deri në 5 % tvsh mbi ushqimet bazë si miell, sheqer, qumësht, vaj, etj, të cilat do jenë të paktën 15% më lirë se sot duke ndikuar direkt ne cilësinë e jetës së 1milion të varfërve dhe pensionistëve si dhe në rritjen e konsumit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.

 

Të fundit