Flash News

KRYESORE

Shqipëria merr drejtimin e OSBE, Bushati: Fazë maturimi, po trajtohemi në tryezë si të barabartë

Shqipëria merr drejtimin e OSBE, Bushati: Fazë maturimi, po trajtohemi

Deputeti socialit Ervin Bushati sqaroi rolin e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së. I ftuar në emisionin ‘45 Minuta’ Bushati tha se kryesimi i Shqipërisë tregon një fazë maturimi, teksa shtoi se “jemi të rritur sa të trajtohemi në tryezë si të barabartë.”

Po ashtu deputeti socialist kujtoi se kryeministri Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar që bën një vizitë zyrtare në Rusi, duke theksuar se kjo vizitë duhet parë në një këndvështrim pozitiv pasi Shqipëria mund të ulet në një tryezë me një nga vendet më të fuqishme të botës.

"Kryesimi i OSBE-së është një fazë maturimi. Kjo tregon se ne jemi të rritur sa të trajtohemi në tryezë si të barabartë. Është hera e parë që një kryeministër shqiptar viziton Rusinë. Kjo duhet parë edhe për të qenë në tryezë me një nga vendet sot në botë dhe më të fuqishme. Mund të nisë shkëmbim ekonomik dhe turizmi", tha Bushati.

Të fundit