Flash News

KRYESORE

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së në Vjenë, Rama flet edhe për kërcënimin nga Irani

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së në Vjenë, Rama

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin dhe përparësitë e Shqipërisë për Këshillin e Përhershëm të OSBE-së gjatë këtij viti, si dhe ka folur për rolin e kësaj organizate.

“OSBE nuk zgjidh çdo problem, por pa të çdo gjë që ne dëgjojmë do kishte më shumë probleme për të zgjidhur.

OSBE i ka dhënë shumë Shqipërisë. Paqja dhe demokracia duhet të jenë objektivat tona të përbashkëta. Përparësia jonë niset nga baza, të bëjmë dallimin në terren.

OSBE e ka dëshmuar se dislokohet në mjedise konflikti edhe aty ku askush nuk mundet. Ndërsa kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Evropë. Rruga për paqen mbetet e gjatë. Kryesia shqiptare do inkurajojmë zbatimin e marrëveshjet e Minskut. Misioni i posaçëm dhe Ukraina do jenë destinacioni im i parë në javët në vijim si kryesues i OSBE.

Zgjidhjet e konflikteve në krye të agjendës sonë. Le të udhëheqim me shembullin, duke qenë se kam një qeveri se është në 5-shen botërore për balancën gjinore. Ju siguroj burrave se sa më shumë gra të angazhohen aq më shumë punë do bëhet.

Nxitja e të drejtave themelore të njeriut do jetë një prioritet. Nxitja e lirisë së  shprehjes dhe medias, lufta kundër dhunës ndaj grave është një përparësi tjetër.

OSBE ka krijuar ekspertizë mbresëlënëse, luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore.

Është koha të sinjalizojmë një reagim për gjuhën e urrejtjes, nxitja e tolerancës dhe mosdiskriminimit do jetë një tjetër prioritet i yni. Lufta për antisemitizmit në Tiranë, historinë krenare të shpëtimit të popullit hebre, 75 vjetorin e përfundimit të kampeve naziste”, tha Rama, i cili u ndal edhe te kërcënimi i një dite më parë nga lideri i Iranit Ali Khamenei.

“Dje u përcaktua si një vend djallëzor ne mes të Evropës nga regjimi i Teheranit. Programet tona të hartuara në Vjenë do mbeteshin në letër pa përbërësin më të rëndësishëm, ekipin kryesues të Shqiperise. Në Tiranë e Vjenë kemi angazhuar diplomatë e profesionistë të talentuar e shumëkombësh ndërtuar falë mbështetjes së vendeve partnere. Detyra e tyre e vështire do jenë të arrijnë konsensus të punojnë me institucionet autonome”, tha Rama.

 

Të fundit