Flash News

KRYESORE

Shqipëria mundet me përmbysje nga Sllovakia, i thotë lamtumirë Kampionatit Europian

Ekipi i Shqipërisë U-21 u mund me reultatin 2-3 në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ nga Sllovakia U-21, në një ndeshje që pati brenda gola dhe emocione. Golit të Manajt në fundit e pjesës së parë, sllovakët iu përgjigjën me fillimin e të dytës.

Por, gjithsesi, edhe pse shifrat u barazuan, ishte sërish Manaj që kaloi ekipin në avantazh. Teksa ndeshja po shkonte drejt fitores së kuqezinjve, 2 gola të sllovakëve në 10 minutat e fundit, bënë që të përmbysej totalisht rezultati.

Tashmë, Shqipëria mbetet në kuotën e 6 pikëve në grupin 2 eliminator dhe nuk ka më shpresa për të kapur vendin e dytë që mbahet nga Irlanda e Veriut me 10 pikë.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës, Alban Bushi deklaroi se kjo humbje ë nxjerr automatikisht ekipin nga gara, ndërsa e jusftifikoi humbjen me faktin se disa lojatarë nuk luajtën në pozicionet e tyre natyrale, shkruan Politiko.al

“ Patjetër që kjo humbje na nxjerr nga gara, por jam shumë i gëzuar, pasi ekipi i ka kryer detyrat deri në minutën e 70-të. Luajtëm përball një ekipi që ka minuta në këmbë, ndërsa futbollistët tanë, nuk luajnë titullarë në ekipet e tyre. Kjo na ka penalizuar, megjithatë kjo Shqipëri premton për të ardhmen. Nuk kisha luksin e stolit, për t’i ndërruar futbollistët në rolin e tyre. Kam futur një mbrojtës në vendin e mesfushorit”, ka theksuar Bushi.

Në fund, Bushi theksoi se një ndikim në këtë humbje pati edhe terreni i vështirë i stadiumit, i cili sipas tij favorizoi ekipin sllovak.

 

Të fundit