Flash News

KRYESORE

Shqipëria ndër vendet më të korruptuara, reagon OSBE: Trend negativ për një vend kandidat në BE, shqetësuese!  

Shqipëria ndër vendet më të korruptuara, reagon OSBE: Trend

Prezenca e OSBE ka komentuar renditjen e Shqipërisë në raportin e fundit të “Transparency International” mbi perceptimin e korrupsionit.

Sipas OSBE, vendi ynë u renditur në vendin e 99-të, duke treguar një trend negativ sa i takon luftës ndaj korrupsionit në raport me vitet e fundit.

Sipas ‘Transparency International’, Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë, por krahasuar me një vit më parë ka rënë me dy pikë, nga 38 në 36.

"Për fat të keq, shumica e vendeve të Evropës Juglindore kanë pësuar regres në krahasim me vitin e kaluar. Trendi negativ në rastin e Shqipërisë është edhe më shqetësues, pasi përmbys përmirësimin e dukshëm në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013 dhe 2016", tha ambasadori Bernd Borchardt në një deklaratë për mediat.

"Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vazhdojë reformimin e sistemit të institucioneve të saj publike, siç perceptohen si më të korruptuara", theksoi ambasadori Borchardt, duke shtuar se reformat e ndërmarra, ndërsa shtoi "Ne presim me padurim krijimin e institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe ne vazhdojmë t'i nxisim institucionet publike dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri që të vazhdojnë zbatimin e reformave të drejtësisë kundër korrupsionit në përputhje me rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit ", tha Borchardt.

Të fundit