Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Shqipëria në BE? E kanë fajin gjeopolitika dhe paragjykimet e Berlinit, Parisit, Amsterdamit? Jo dhe jo.”
Nga Afrim Krasniqi
Shqipëria në BE? E kanë fajin gjeopolitika dhe paragjykimet e Berlinit, Parisit, Amsterdamit? Jo dhe jo. Faji ndodhet në Tiranë, madje në një rreth prej 120 metra katrorë, në “Tempullin e Demokracisë”. Aty ku duhej të kishte politikë dhe përfaqësim, vizion dhe profesionalizëm, burrështetas dhe lidership, sens mase dhe përgjegjësie, - pikërisht aty gjenden gjithçka na pengon, - një elitë e korruptuar, arrogante dhe e paaftë politike. Ka dhjetëra shembuj e fakte. Ja një prej tyre: në 7 muajt e legjislaturë së re dy deputetë humbën mandatin nga dekriminalizimi, një deputet dha dorëheqje për shkak të akuzave të rënda të lidhjeve me krimin, dy të tjerë dhanë dorëheqje pa zhurmë (njëri për shkak të dekriminalizimit), tre deputetë aktual janë në hetim nga Prokuroria, 12 deputetë janë penalizuar për shkelje të rënda të etikës dhe rregullave në Kuvend dhe monitorimi tregon psh, se një numër i madh i deputetëve, sidomos drejtuesit kryesorë politikë të palëve në parlament, - kanë ligjërim politik e publik konfliktual, denigrues, fyes dhe jashtë çdo standardi etik.
Kodi i Sjelljes thotë midis të tjerash se deputetët duhet të shmangin konfliktin e interesit me detyrën, dhe në fundin e listimit të rolit të tyre të arrijnë qëllimin moral “të jetë model për zgjedhësit dhe të sillet në mënyrë që të nxisë zbatimin e standardeve më të larta të sjelljes edhe për të rinjtë që përfshihen në politikë”. Ata model? Për zgjedhësit? Ata inspirim për standarde të larta për të rinjtë që duan të përfshihen në politikë? Ka disa emra që përbëjnë model, disa që zakonisht flasin pak, qëndrojnë larg rrëmujave, i shikon me ndonjë lider në dorë dhe nuk kanë problem të ecin në këmbë rrugëve të qytetit. Por shumica e atyre që kanë vendimet në dorë, që janë protagonistë, janë pikërisht vizioni i kundërt me atë që duam, që na nevojitet dhe që mund të kishim.
Kjo shumicë produkt i karrierave të emëruara dhe të marra peng, s’ka dilemë se janë modeli që nuk duhet ndjekur, janë modeli që nuk frymëzon, por janë modeli që ka larguar në aventurën e emigrimit gati 10% të popullsisë gjatë viteve të fundit, janë modeli që inspiron (sipas sondazheve) që mbi 65% e të rinjve të duan largimin nga vendi, janë modeli që ka çuar në rënien drastike të besimit publik tek përfaqësimi politik (në të njëjtin nivel me kuotat më negative të sistemit gjyqësor). Në fakt, prej tyre nuk ka përse të ketë zhgënjim, e çuditshme do të ishte që ndaj tyre të kishte besim. Dhe zhgënjimi vjen vetëm kur fillimisht i ke besuar. Ata janë produkti i një tranzicioni informal, korruptiv, abuzues, jo konkurrues, dhe dukshëm para-demokratik. Dhe prej tyre, do ishte utopi të pritej demokraci e shtet funksional. Janë koncepte që ata as i kanë njohur, as nuk i njohin dhe as duan ti njohin. Sepse demokracia, liria, konkurrenca, moraliteti, integriteti, ligji e kushtetuta janë kërcënimi kryesor për karrierën dhe sojin e tyre.
Nuk kam dilemë. Ata dhe sidomos shefat e tyre, nuk e kanë dashur dhe as e duan integrimin e vendit, nuk e kanë dashur dhe as e duan mbështetjen amerikane, gjermane, franceze dhe të shteteve të tjera perëndimore. Vlerat dhe standardet e Evropës janë kërcënim për ta, janë gjithçka ata nuk janë dhe nuk mund të jenë. Ndaj deri në qershor dhe pas shtyrjes, deri në dhjetor, dhe pas shtyrjes tjetër, deri në vitet e ardhshme kur do ketë një përgjigje pozitive për Shqipërinë, të gjithë duhet ta kemi të qartë: përgjegjësia ndodhet këtu, e kemi live 24 orë në TV, janë ata që erdhën në politikë duke premtuar të na shërbejnë dhe çdo ditë në pushtetin që të ofron mazhoranca apo opozita, investohen në konflikt apo konsensus për ta kthyer shoqërinë në shërbëtore të tyre. Fatkeqësisht ia kanë arritur. Dhe në Bruksel, Berlin e Paris e dinë këtë. Nuk kanë nevojë për raporte dhe “findings mission”. E kuptojnë për 3 minuta, sapo i takojnë, sapo dëgjojnë fjalët e para të tyre, sapo ndezin TV dhe sapo bisedojnë me qytetarin e parë që nuk është pjesë e rrjetit të oligarkisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38