Flash News

KRYESORE

“Shqipëria në duart e një gangsteri”, deputetja e PS: Zyra e shpifjes do merret me gazetën Bild

“Shqipëria në duart e një gangsteri”, deputetja e PS:

Gazetari Enkel Demi, i ftuar në emisionin Tempora pyeti deputeten e PS-së, Elona Gjebrea nëse do ta padisin për shpifje gazetën Bild, pas artikullit, ku shkruante se "Shqipëria ndodhet në duart e një gangsteri".

Gjebrea e quajti reportazhin e gazetës më të madhe ne Gjermani si dezinformues ndersa shtoi se "Shqipëria nuk ëshë një vend ku mbizotëron mafia dhe patjetër nëse bëhet fjalë për shpifje, zyra e shpifjes në Partinë Socialistë do të merret me te".

Diskutimi i plotë:

Demi: Të keqtrajtosh reporterët është të meresh më ata që është më i dobët në mjete se ti. Sot gazeta më e madhe gjermane (për nga shitjet) “Bild” e vlerëson Shqipërinë një shtet mafioz dhe një vend që sundon mafia dhe vlerëson Kryeministrin e Shqipërisë si një njeri të lidhur drejtëpërdrejtë me mafian. Normalisht ju do të thoni që kjo nuk është e vërtetë. A mendoni se pasi ta lexoni këtë artikull, do ta hidhni këtë gazetë në gjyq dhe ta akuzoni për shpifje?

Gjebrea: Artikuj të ndryshëm disinformues apo të pasaktëka kudo në botë dhe s'është e thënë që është një gazetë gjermane është i saktë si artikull. E rëndësishme është që mos krijojmë situatë paniku sepse Shqipëria nuk ëshë një vend ku mbizotëron mafia. Dhe patjetër nqs bëhet fjalë për shpifje, zyra e shpifjes në partinë socialistë do të merret.

Demi: Kjo zyra e shpifjes mund të funksionojë me Renea.al po nuk ka shans të funksionojë me Bild. Por kur një pushtet fillon të degradohet, fillon dhe luftën me mullinjtë e erës.

Jemi në një situatë kaotike, që ndodh në momentin shteti humbet autoritetin dhe humbin rregullat. Megjithatë është akoma shumë shpejt. Jemi akoma në faqet e para të romanit “Viti i mbrapshtë” i Kadares, ku gjithë kuftojnë kundra të gjithëve dhe uroj mos ta kemi shkruajtur romanin deri në fund.

Të fundit