Flash News

KRYESORE

Shqipëria në garë me tre shtetet më të varfra të Evropës për t’u kthyer në ‘kamp refugjatësh’, askush tjetër nuk pranon

Shqipëria në garë me tre shtetet më të varfra të

Prestigjozja ‘Le Monde’ ka konfirmuar sot se Shqipëria shihet si vendi më i mundshëm ku mund të strehohen me mijëra refugjatëve që ndodhen brenda dhe në kufijtë e Evropës. Por përveç Shqipërisë, kjo gazetë përmend edhe Kosovën si një opsion që është gjithashtu në tavolinën e diskutimeve për shtetin që do të kthehet në ‘kampin gjigant’ të refugjatëve që u refuzohet azili në Bashkimin Evropian.

Prej dy ditësh, Shqipëria përmendet pothuajse në çdo raportim të mediave evropiane për këtë çështje. ‘Reuters’ shkruan se edhe Maqedonia po merret në konsideratë, ndërkohë që ka raportime edhe për Ukrainën.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Ukraina janë shtetet më të varfra në kontinentin evropian dhe në një prej tyre mund ngrihet brenda këtij viti kampi i refugjatëve.

Mali Zi dhe Serbia nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, por avancimi i tyre në procesin e integrimit i përjashton ato nga ky plan. Ndërkohë, Podgorica po sheh mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufi me Shqipërinë, çka tregon se autoritetet atje as nuk e marrin në konsideratë planin e Austrisë dhe Danimarkës.

Deri më tani nuk ka ende asnjë reagim nga Qeveria e drejtuar nga Edi Rama nëse do të pranojë ta kthejë vendin në kamp për refugjatët. Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh dje se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për marrë përsipër një përgjegjësi të tillë.

“Ne jemi kriminelë, por po të bëhemi kampi i emigrantëve bëhemi të pastër”

Për hallet e Ramës nuk mund të kthehemi në ‘halen’ e Europës

Të fundit