Flash News

KRYESORE

“Shqipëria në korrupsion, tranzit për droga të forta”, vjen reagimi i parë për raportin e DASH

Vjen reagimi i parë nga radhët e Partisë Demokratike pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Sipas raportit të DASH, Shqipëria është konsideruar një vend prodhimi të kanabisit dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një vend tranzit për drogat e forta si kokaina dhe heroina. Po ashtu, në raport theksohet se trafikantët mbeten të favorizuar dhe nuk ndëshkohen për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë, po ashtu Shqipëria është edhe një vend për pastrimin e parave.

Këto fakte janë ironizuar nga nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili në një status në rrjetet sociale pasi rendit faktet e raportit, shkruan se ky departament ose nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara, ose janë ‘kazan’ që duan të njollosin kryeministrin Rama, referuar edhe nga reagimet e këtij të fundit, ndaj raporteve të tilla që nuk favorizojnë qeverinë e tij.

Reagimi:

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT:

“Shqiperia vend i prodhimit te kanabisit dhe tranzit per drogat e forta”

“Shqiperia vend pastrimi parash”

“Korrupsion ne te gjitha nivelet e qeverise”

“Korrupsioni zyrtar nxit mjedisin per krimin dhe trafikantet”

“Shkalla e larte e papunesise dhe sundimi i dobet i ligjit , kane krijuar ambjent ideal per krimin e organizuar”

TANI OSE DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT NUK PERFAQESON SHTETET E BASHKUARA , OSE EDHE ATA JANE “KAZAN “ QE DUAN TE NJOLLOSIN EDVIN RAMEN ( Duhet pare dhe cfare mendon ambasada shqiptare ne Washington per kete ceshtje)

Të fundit